Zgjedhjet në Kosovë - Vuçiç: Fitorja e “Krahut të luftës” na krijon shumë probleme
12/06/2017 - 12:31

Fitorja e koalicionit PDK-AAk dhe Nisma në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovës nuk është pritur mirë nga Beogradi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se  fitorja e krahut të luftës do të krijojë probleme në dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

“I ashtuquajturi koalicion i luftës ose veteranëve i cili ka fituar shumicën në zgjedhjet në Kosovë është grup që hapur kërcënon serbët, dhe kjo do të na krijojë shumë probleme”, tha ai, duke shtuar se koalicioni në Prishtinë tani ka kundrejt vetes një bllok të unifikuar të përfaqësuesve politikë të serbëve, të cilat do të mbrojnë interesat e Serbisë dhe serbëve, raporton Tanjug.

 Vuçiç ka theksuar më tej se “ne duam një dialog serioz me shqiptarët, por ata duhet të dinë se ne dëshirojmë që t’i ruajmë interesat e Serbisë dhe serbëve në Kosovë”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Itali, 33 vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në punë

Close