Intervistë për Ora News - Visar Ymeri: Ja me kë do bashkëpunojë VV për qeverinë e re
12/06/2017 - 16:52

VV si forcë e parë në zgjedhjet e parakoheshme të Kosovës do të jetë vendimtare për qeverinë e ardhshme. Në një intervistë për Ora News, kreu i VV Visar Ymeri tha se qytetarët e Kosovës vendosën për një qeveri ndryshe. Ai argumentoi se me kë koalicion VV do të bashkëpunojë për të formuar qeverinë e re.

Visar Ymeri: Një gjë është e qartë që qytetarët e Kosovës duan një qeveri ndryshe dhe kjo qeveri ndryshe mund të bëhet nga VV. Natyrisht VV e ka edhe të mundshme edhe të duhur që të bashkëpunojë me ato forca progresive me të cilat mund të arrihet ky ndryshim. U dëshmua edhe elektoraliskisht ajo që ishte e vërtete teorikisht dhe praktikisht që VV ështe edhe konstantja e të vërtetës politike edhe konstantja e ndryshimit pozitiv në Kosovë.  Në këtë rrugëtim tonin do të ketë njerëz dhe forca, subjekte progresive që do ti bashkohen këtij ndryshimi. VV nuk do të shkojë nga e keqja, por të tjerët do vijnë tek e mira. Ka gjasa dhe ka një situatë në të cilën një bashkëpunim do të jetë i mundshëm, por për këtë do ta shohim ditët në vazhdim, së pari me çertifikimin e rezultateve dhe pastaj edhe diskutimet politike.

I pyetur nëse do të kërkojë VV që të ketë ai kryeministrin e sak, Visar Ymeri u përgjigj “PO” dhe emri është Albin Kurti.

Visar Ymeri: Natyrisht që po, VV e ka të caktuar emrin se kush do të jetë kryeministri, ai është Albin Kurti dhe e ka të qartë si ndihmohet ky shtet dhe këtu do të jetë bazamenti i diskutimeve me partitë e tjera. Këto koalicione janë bërë nga frika dhe si të tilla as nuk mund të jenë të qëndrueshme dhe as nuk kanë koherencë të brendshme politike. VV ka shpallur një pozicion  të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës në krahasim me forcat e tjera.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close