Vetëvendosje fton LDK-AKR-Alternativa për themelimin e qeverisë
13/06/2017 - 15:52

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti u ka bërë thirrje partive të koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe deputetëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma për themelimin e qeverisë së re.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LAA dhe të gjithë deputetët brenda koalicionit PAN që janë kundër vazhdimit të regjimit të vjetër të na bashkohen në tryezë për të diskutuar për themelimin e qeverisë të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se VV-ja është e gatshme për themelimin e qeverisë së re.

“Ne jemi të gatshëm për ndërtimin e një qeverie të re të udhëhequr nga LVV. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ne e kemi dëgjuar mirë zërin e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se më 11 qershor, Lëvizja Vetëvendose doli të jetë partia më e madhe në vend, dhe se dy koalicionet e tjera pësuan humbje të thellë. 

/Telegrafi/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close