Austri - “Unë jam vrasësi, më arrestoni”-shqiptari plumb në kokë boshnjakut
17/04/2017 - 16:45 Nga: Saimir Lleshi

“Unë jam vrasësi, më arrestoni”, kjo është deklarata e një 27 vjeçari nga Kosova në një stacion policie në Austri, i cili ka deklaruar se ka vrarë me plumb në kokë një person një vit më të ri se ai me origjinë nga Bosnja.

Ngjarja ka ndodhur në Brigittenau të Vjenës gjatë pasdites së djeshme rreth orës 15:00, sipas agjencisë së lajmeve austriake, APA, sipas të cilës hetuesit kanë siguruar edhe armën e vrasjes.

Menjëherë pas denoncimit të të riut, një person është gjetur i vrarë në trotuar me një goditje të vetme në kokë.

Autori i dyshuar i ngjarjes ka deklaruar në policie se gjithçka kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje midis tyre dhe se ai ishte autori i vetëm i krimit.

I akuzuari nuk ka dhënë komente të tjera mbi krimin, duke deklaruar se do të fliste më parë me avokatin e tij.

Policia ka gjetur armën e vrasjes, një pistoletë kalibër 7.62 mm, e cila u gjet në makinën e autorit të dyshuar. Hetuesit kanë marrë të dhëna nga veshjet e tij dhe shenjtat e dorës në armë për të shqyrtuar përgjegjësinë. Pas disa ditësh, pritet të dalin përfundimisht rezultatet e hetimit për përgjegjësinë e autorit të dyshuar.

Policia beson se historia është e vërtetë. Besohet gjithashtu se viktima dhe autori i dyshuar njiheshin prej disa kohësh midis tyre.

Për rastin, janë marrë në pyetje edhe disa dëshmitarë, të cilët kanë deklaruar se kanë dëgjuar biseda me zë të lartë, por nuk dihet asgjë për përmbajtjen e bisedës së tyre.

Foto nga vendi i krimit

Foto nga vendi i krimit

Foto nga vendi i krimit

Foto nga vendi i krimit

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close