U dënua për krime lufte, Oliver Ivanoviç lihet i lirë
21/04/2017 - 16:01 Nga: Saimir Lleshi

Lideri i partisë SDP, Oliver Ivanoviç i dënuar me 9 vite burg për krime lufte është lënë i lirë. Atij i është shfuqizuar masa e sigurisë së arrestit shtëpiak, ndërsa gjykimin do ta vazhdojë në liri.

Me masën e re, Ivanoviç do të raportojë dy herë në javë pranë stacionit të policisë në pjesën veriore të Mitrovicës. Ivanoviç tha se ky është hapi i parë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes, ndërsa shtoi se deri më tani ka plotësuar të gjitha kërkesat e gjykatës.

Ai tha se do të vazhdojë të luftojë për të “pastruar emrin tim” nga akuzat, duke shtuar se “nuk kam bërë asgjë”.

Ivanoviç u dënua me 7 vite më 21 janar të vitit të shkuar për krime lufte kundër civilëve në Kosovë, krime këto të kryera më 14 prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës. Ai u arrestua më 27 janar 2014, dhe më pas vijoi procesi ku janë thirrur 80 dëshmitarë të prokurorisë dhe palës mbrojtëse.

Ndaj tij do të vijojë procesi i rigjykimit pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close