Transformimi i pazakontë i ujëvarës së Mirushës
10/01/2017 - 20:57

Moti i ftohtë në të gjithë Evropën ka transformuar një nga pikat turistike më të kërkuara në Kosovë.

Ujëvara e Mirushës, ndër më të famshmet në Ballkan është ngritë totalisht, duke u bërë gjithashtu e veçantë edhe në këtë stinë të dimrit.

Sipas CTV News, temperaturat në ujëvarë shkojnë deri në minus 20 gradë celsius.

Turistët kanë bërë fotografi pranë pamjeve të pazakonta. Një banor i Kosovës thotë se e ka parë dy herë në jetë këtë spektakël të veçantë të ujëvarës.

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close