Debati - Thyhet “miti serb”, Rusia i shiti armë Kroacisë dhe jo Serbisë
15/04/2017 - 21:38 Nga: Xhoi Malësia

Ndonëse kishte patur vazhdimisht një ide sikur gjatë luftërave ballkanike, Rusia kishte mbështetur vazhdimisht Serbinë me armatime, mediat kroate kanë arritur që të zbulojnë detaje që provojnë krejtësisht të kundërtën, ndërsa bëhet e ditur se Moska në atë peridhë ka shitur ligjërisht armë, vetëm për Kroacinë. Kjo çështje ka krijuar një debat të gjerë në Serbi, ndërsa ekspertët analizojnë se edhe ditët e sotme, ushtria kroate ka në arsenalin e saj armatime të blerë që në kohën e luftërave të Ish-Jugosllavisë.

Gjatë luftërave të përgjakshme të viteve ’90-të, Kroacia përkundër sanksioneve ka blerë armatim nga të gjitha anët, dhe pjesën më të madhe në Rusi.

Ndër armatimet më të sofistikuara nga Rusia ishte blerë sistemi kundër ajror S-300, i cili për qëllim kishte të zbarps sulmet ajrore të ushtrisë serbe, fakt ky të cilin e ka konfirmuar edhe Ambasadori rus në Zagreb, Anvi Azimov.

Nëse kemi parasysh këtë bashkëpunim, shtrohet pyetja: Çfarë ka marrë Serbia gjatë këtyre viteve të luftës nga Rusia? Përgjigja ëshët e thjeshtë: Asgjë!

Analisti ushtarak, Aleksandar Radiç, për të përditshmen serbe “Blic” konfirmon se gjatë këtyre viteve Serbia nuk ka marr asgjë nga Rusia për dallim nga Kroacia, e cila është furnizuar edhe me helikopter Mi-8 që edhe sot është pjesë e forcave ajrore kroate.

“Këta helikopterë i kanë blerë në mënyrë legale në Rusi, dhe për këtë ka edhe vërtetime. Dyshimet se rusët nuk ishin në dijeni rreth kësaj blerje, nuk pijnë ujë. Natyrisht që e kanë ditur, sepse Rusia sipas procedurës që zbatohet në Kombet e Bashkuara kanë lajmëruar importin e këtyre helikopterëve si mjet armatimi, edhe pse kjo ishte një periudhë e konstestuar,” thekson Radiç, duke shtuar se Serbia nga fillim i vitit 1991, nga Rusia nuk ka marrë asgjë.

“Ky është një mit i madh të cilin e kanë krijuar vetë serbët, sesi Gjermania e ka furnizuar gjithmonë Kroacinë, ndërsa Serbia ka jetuar me bindjen se ka mbështetje nga lindja. Por në praktikë për këtë nuk ka dëshmi. Gjatë kohës së sanksioneve, Gjermania nuk ka lejuar asnjë lloj armatimi të mbërrijë në Kroaci, derisa nga ana tjetër një sasi e madhe e armatimit dedikuar Kroacisë arrinin nga Ukraina dhe Rusia por edhe nga vende të vogla të Bashkimit Sovjetik,” thotë analisti ushtarak, ndërsa sqaron edhe mekanizmin e këtij furnizimi.

“Avionët MIG nga Krigistani, janë ata MIG-ët  e famshëm 21 për të cilët shumë ekspertë ushtarakë serbë po mundohen të na bindin se janë nga Gjermania, i shetisin pak nëpër shtetet tjera dhe përfundojnë në Kroaci. Kështu ata i kanë marrë edhe helikopterët “Mi-24″ dhe armatimin tjetër të ngjashëm.Kjo ishte periudha kur Rusia vazhdonte ta furnizonte Kroacinë me armatim dhe këtë e konfimrojnë helikopterët që edhe sot janë pjesë e forcave ajrore,” përfundon Radiç.

Nga ana tjetër, njohësi i mirë i rrethanave ballkanike, Dushan Janjiç thekson se deklarata e Ambasadorit rus se “rusët i kanë dhënë kroatëve S-300 për ti zbrapsur serbët” është një leksion shumë i mirë për Serbinë.

 “Millosheviçi vazhdimisht ka kërkuar që të firmosë marrëveshje për furnizim me S-300, por kjo nuk ka ndodhur”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    jo gjithcka eshte e dukeshme per tu vlersuar ,por nje gje eshte e sigurt mes sllaveve ,bazen e mardhenieve nuk kan vlerat por interesin ,nese vlersojm mardheniet baz interesi jan te ashpera koncize dhe te pameshireshme sapo perfundon interesi mbaron lillja keto jan karakteristikat e unitetit ne interes kurse vlera e kunderta

  2. Anonymous says:

    ecuria serbe ne padrejtesi ndaj shqiptareve ka nje zinxhir sfidash mbasi jan faktet historike e drejta qe sfidojne cdo teknologji por zhvillimet e metejshme do ta sjellin serbin ne disfavore mbasi deri tani u luajt korrupsion i organizuar nderkombetare ndaj shqiptareve kurse sllavet ecen nen hijen e politikave te mella duke perfituar favore ,kurse carja ne interesa i ve menjehere perball zhberjes se lilljeve te korrupsionit dhe humbjet e akseseve mbi trojet shqiptare e verteta gjithnje e me shum po fiton terren ndaj korrupsionit dhe padrejtesive ndaj kombit shqiptare duke mbetur e pastert dhe gjithnje me afer te drejtave te tyre shqiptaret

  3. Anonymous says:

    sllavet i kan ende mundesit ,qe me shqiptaret te mos i lene gjerat ashper gati per cmim te padrejtesive 100vjecare ndaj shqiptareve me vlersim te ralitetit ndarje problemesh dhe pranim zgjilljesh permes rrugeve te dreja vlerave sejcili hakun,me pas padiskutim mbetemi miq te qete ne paqe si gjith popujt e perparuar por per ket veprim jan shum te vonuar

  4. autokton says:

    shpresoj qe serbet me ne fund do te kuptojne ralitetin ,qe nga padrejtesia nuk perfituan asgje vec humbjes dhe cdo gje qe shohin nuk mund te behet e tyre as permes rrethanave as fovoreve ,erdhi koha qe ato vete ta kuptojne qe pranimi trojeve shqiptare ishte shgenjim humbje dhe loj e tjereve qe serbet po i con buz humneres qe nuk ishte dashur pranuar qe me 1913 edhe pse deshen fuqit e medha kjo pik kuptimi patjeter do tu vije serbeve mbasi shqiptaret i kan kaluar fazat e pasojave dhe llimbjeve tani serbet i kan perpara nese din i kuptojne dhe vlersojne e kalojne leht nese jo mjer per to mbasi shqiptaret kan 100vite kosto humbje deshperim trishtim qe serbet nuk mund tjua paguajn me asgje

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close