Thaçi pas takimit me Pence: Po punojmë bashkë për formimin e Ushtrisë
02/08/2017 - 15:35

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka takuar zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence në kryeqytetin e Malit të Zi, duke e quajtur një takim miqësor, por edhe përmbajtësor.

“Sapo pata një bisedë tepër miqësore, por edhe përmbajtësore, me zëvendëspresidentin Pence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova tani, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Prandaj, po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si forcë mbrojtëse profesionale e multi-etnike në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Prandaj jemi të pakompromis në luftimin e çdo ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi; prandaj jemi të përcaktuar për dialog e marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kjo është mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja ka qenë me ne në të kaluarën dhe do të jemi bashkë edhe në të ardhmen. Lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euro – atlantike”(sic), ka shkruar Thaçi në Facebook

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close