Kosovë - Thaçi: Është e pamundur të formojmë ushtrinë me ndryshime kushtetuese
17/03/2017 - 12:28

Formimi i ushtrisë së Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese është i pamundur ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi.

Në vazhdën e takimeve e bashkëbisedimeve të ndryshme në lidhje me nismën e tij për transformimin përmes ndryshimeve ligjore të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mision ushtarak, Thaçi ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Kolegjit UBT, në Prishtinë.

Aty, ai tha se Lista Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës është peng i vendimeve të Beogradit, andaj, ndryshimet kushtetuese për formimin e ushtrisë, të cilat po i kërkojnëNATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pamundura.

“Lista Serbe është deklaruar qartë se nuk mund të votojnë dhe nuk guxojnë të votojnë nga Beogradi”, ka theksuar Thaçi.

“Andaj, a duhet të mbetemi ne peng i Beogradit, derisa Beogradi të disponohet që ne ta kemiushtrinë”, tha Thaçi, si përgjigje ndaj insistimeve ndërkombëtare që transformimi i FSK-së në forcë të armatosur, të bëhet përmes kushtetutës.

“Pas zgjedhjeve 2014, me Listën Serbe (subjekt politik që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë) është krijuar një realitet krejt tjetër. Këto ditë është thënë qartë se lista serbe nuk do të votojë kurrë për ushtrinë e Kosovës, pasi ata punojnë me interesa të qeverisë së Serbisë”, tha presidenti i Kosovës.

“Kjo do të thotë që ne nuk mundemi të shkojmë me ndryshimet kushtetuese, por me projektligj”, ka deklaruar ai.

Forca e sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës.

Tre vjet më parë ajo përmbushi kapacitetet operacionale dhe autoritetet në vend nisën procesin e rishikimit të sektorit të sigurisë duke kërkuar më shumë kompetenca për FSK-në që do të çonte drejt krijimit të ushtrisë.

Kjo megjithatë duhej të bëhej me ndryshimet kushtetuese që kërkojnë dy të tretat e deputetëve përfshirë dhe dy të tretat e deputetëve të pakicave. Por, kundërshtimi i deputetëve serbë të mbështetur nga Beogradi zyrtar ka penguar procesin e ndryshimeve kushtetuese./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. tironsi/gjermani says:

    S´ta jep kush me t`lypme. Mendoj se ne rast extrem do te duhej referendum natyrisht me pjesmarjen e gjithe pakicave kombetare.

    Aty do te dokumentohej njekohesisht ne historine e kosoves per brezat e ardhshem se kush jane miqte e dashamiresit e vendit e kush perpiqet me te gjitha menyrat te sabotoje te ardhmen e kosoves si shtet i pavarur i lire e sovran.

    E drejta eshte me ju, me Kosoven, si partner i besueshem per Ameriken, EU dhe NATO. FSK eshte dhe mbetet FAKTI qe Kosova eshte e mbetet shtet i pavarur e i afte per te ndertuar e mbrojtur te ardhmen e vet, me forcat e veta ne krah te koalicionit te vendeve te lira si pjese konstruktive e botes se lire.

  2. Anonymous says:

    per te drejtat e popullit pyetet populli me referendum shqiptaret jan ne trojet e tyre mijavjecare ashtu sic nuk na pyet askush cfar ben ne shpin e vet asne cduhet te pyesim cfar bejme ne shpin tone kush nuk ndjehet qytetar shqiptar i kosoves ndjehet i huaj le te shkoj tek origjina vet trojet ja shqiptare ,ket pergjigje na kthyen sllavet [grek ]dhe kjo eshte pergjigja per sllavet nese deri tani per 100vite ishte korrupsion nderkombetare asimilimi ku perfundoj me paketen ahtisari tani ka lufte kunder korrupsionit dhe kerkim te drejtash te humbura sepse lufta kunder korrupsionit eshte kudo ne bote ashper dhe fuqishem edhe ne kerkojme te na jepen te drejte bashkimi me trojet tona si kombit gjerman por per ti arritur keto nuk duhet te afrohemi marrveshjeve te korrupsionit ku shqiptareve u grabiten te drejtat dhe lirit sic i ka cdo shtet tjeter ne bote qe me gojen dhe duart tona te falim te drejtat tona kjo kurr me por me intensitet pa ndar per cdo ceshtje me pare merri mendimin popullit mbasi i tij je dhe ati i sherben

  3. Anonymous says:

    me tendencen e korrupsionit ,ndaj shqiptareve per te gjith ato qe e ndjekin ,nuk po bejne asgje por nxisin unitetin ndershqiptare per sakrifica dhe vetmohim per rrezistenc te ashper qe kurr me per te mos ju nenshtruar padrejtesive dhe gjith atyre qe perpiqen te behen pjes te grabitjes nderit prones jetes se keti kombi te ardhmen e tije sado pak ne cdo fushe harrojeni ate filmm nuk do ta shikoni me ,por sa me shum ti sherbeni padrejtesise aq me shum po i afroheni cmimit saje ,e vetmja rrug eshte ndjesa per cfar na sollet kosto e drejta e te mbetemi miq

Komento

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close