Tërmet i fuqishëm në Greqi
12/06/2017 - 15:38 Nga: Robert Goro

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6,3 gradë të shkallës rihter është shënuar pasditen e të hënës (12 qershor)  në Greqi.

Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit ishte në hapësirën detare rreth ishullit të Lesvos, në det, në thellësi 10 kilometra. Tërmeti u ndje deri në Athinë, por edhe në qytetin turk Izmir, që ka një distancë jo shumë të largët nga ishulli.

Nga tërmeti raportohen dëme të vogla kryesisht në zonën Plomari, e njohur për prodhimin e uzos me të njëjtin emër.

Disa banesa të vjetra janë shembur, ndërsa për shkak të rrëshqitjes së gurëve janë bllokuar disa prej akseve rrugore të ishullit.

Nisur nga thellësia e vatrës, sizmologët vlerësojnë se tërmeti ishte sipërfaqësor. Rrjedhimisht do të ketë një numër të madh lëkundjesh metasizmike

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Thirrja e Kryemadhit: Koha nuk pret më, të krijojmë frontin opozitar

Close