Taz: Zgjedhjet e reja në Kosovë rrezik për planet e BE
08/08/2017 - 13:51

Shumë vëzhgues janë të medimit, se për shkak se javën e kaluar nuk u arrit të zgjidhej as kryetari i kuvendit, kjo do ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja, vëren “taz”.

Gazeta gjermane i kushton vëmendje takimit të së mërkurës, ku partitë politike do të diskutojnë rrugët e daljes nga kriza dhe thekson se “Vetëvendosja” i qëndron larg takimit. “Ajo do të përfitonte nga zgjedhjet e reja më shumë”, shkruan “taz”, duke e cilësuar Albin Kurtin, kandidatin e dëshiruar të gjeneratës së re, por që përfaqësuesit ndërkombëtarë shohin tek Kurti një pengesë për afrimin e Kosovës me Serbinë.

“Vërtet që edhe tek institucionet ndërkombëtare po ndërron mendimi, kështu Kurti nuk etiketohet më në përgjithësi si nacionalist….por në rast fitoreje të tij, strategjia ndërkombëtare duhet të konsiderohet e dështuar.”

Mbështetje për ish-UÇK me qëllim të krijimit të asociacionit

Një temë tjetër, të cilës i kushton vëmendje e përditshmja gjermane “taz” është plani i BE për krijimin e Asosiacionit të Komunave Serbe,  me parlamentin e presidentin e vet. Ky plan kundërshtohet hapur nga Albin Kurti, thekson “taz”, sepse ai e barazon atë me modelin e ndarjes së Bosnjes. Por interes këtu kanë serbët. “Serbia dhe serbët e Kosovës në parlamentin e Kosovës janë gati të mbështesin të cilësuarit si “kriminelë lufte” të UÇK-së , vetëm për të realizuar krijimin e asociacionit të komunave”, shkruan “taz”.

/Dw/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    serbet ne kosove nuk mund te ken me shum te drejta se sa ckan te drejta migrantet neper bote askush nuk po nane pasurin e tije me ne po ne si te ndajm pasurin me tjeret kjo eshte politik e cmendur ndaj shqiptareve uroj te deshtojne uroj te zhduket

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close