Svilanoviç: Integrimi ekonomik rajonal ndihmon ekonomitë e çdo vendi
16/03/2017 - 19:09

“Për të rifilluar afrimin me BE, ekonomitë e  Ballkanit Perëndimor  duhet të shohin përtej kufijve të tyre dhe ekonomive të vogla kombëtare,” tha në Sarajevë, Sekretari Përgjithshëm i KBR, Goran Svilanoviç, në hapje të takimit të donatorëve për rajonin duke shtuar se takimi shërben si një platformë për diskutimin e planeve aktuale dhe të ardhshme  të donatorëve, si dhe për nevojat dhe prioritetet për periudhën 2017 – periudhën 2019.

“Takimi i sotëm vjen në një kohë interesante,  me një numër sfidash politike, ekonomike dhe sociale, si për rajonin tonë, por edhe në kontekst më të gjerë evropian dhe global. Niveli më i lartë i integrimit ekonomik rajonal, në fushën e tregtisë, investimeve, lëvizshmërinë e punës, dhe një infrastrkturë më e mirë  mund të sjellë ekonomitë  më afër njëra tjetrës, ” tha Svilanoviç.

Në fjalën e tij hyrëse, Nicholas Cendroëicz, zëvendës shefi Komisionit Europian për bashkëpunimin rajonal dhe Programet e  Ballkanit Perëndimor),  tha se parë nga perspektiva e BE-së, Ballkani Perëndimor është në axhenddën evropiane, dhe shtoi sebashkëpunimi rajonal nuk zëvëndëson  anëtarësim në BE as që bëhet fjalë për rrugë tjetër – kjo është një pjesë e udhëtimit të rajonit në BE.

“Bashkëpunimi rajonal do të sjellë rajonin më shpejt në BE,  dhe kyçi  në marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. KBR-ja është duke vënë bashkëpunimin rajonal në praktikë dhe kjo është shumë e rëndësishme “, theksoi Cendrowic.

Takimi tërhoqi vëmendje të veçantë në diskutimet për çështjet e zhvillimit ekonomik, sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Në debate u përfshinëë një numër të zyrtarëve të nivelit të lartë nga rajoni, duke përfshirë Aleksandar Andrija Pejovic, ministri malazez i Çështjeve Evropiane,  Arban Abrashi,  Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, nga Kosova,  Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, Matteo Rivellini, Udhëheqës i Divizionit Bankës Evropiane të Investimeve për operacionet e huadhënies në Slloveni, Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor; Sanja Dimitrievska, Sekretare  e Shtetit e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë  dhe Gazmend Turdiu, Zëvendës Sekretari i Përgjithshme KBR.

Konferenca  mblodhi së bashku përfaqësues të qeverisë nga Ballkani Perëndimor, donatorë ndërkombëtare, organizata rajonale, institucionet financiare ndërkombëtare, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close