Greqi - Sulmohen zyrat e PASOK në Athinë, plagoset polici
10/01/2017 - 13:40 Nga: Xhoi Malësia

Një person ende i paidentifikuar ka sulmuar ditën e sotme zyrat e partisë greke PASOK, duke plagosur një oficer policie që ndodhej jashtë godinës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, teksa arsyet dhe motivet e këtij sulmim vijojnë të mbeten misterioze.

Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të grumbulluar çdo provë, teksa në prononcimet e tyre për mediat, janë shprehur se nuk kanë përjashtuar asnjë pistë, madje as atë të një sulmi terrorist.

Dyshimet e para janë se gjithçka është organizuar nga grupet me anarkistë, ndonëse për të patur një pasqyrim më të qartë të ngjarjes do të duhet të pritet deri në përfundim të hetimeve.

Oficeri i Policisë që mbeti i plagosur u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin vendas, pasi gjithçka u ekzekutua në selinë e PASOK, e cila ndodhet shumë pranë qendrës së kryeqytetit grek.

6 5 4 3 2

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shtëpia parajsore!

Close