Serbi - Studentët protestojnë kundër zgjedhjes së Vuçiç president
18/04/2017 - 19:50

Studentët serbë sot kanë rinisur protestat e tyre, për të kundërshtuar zgjedhjen e presidentit të ri, Aleksandar Vuçiç, duke pretenduar se ka pasur parregullsi të mëdha në zgjedhje- përfshirë, kufizimin e mediave,frikësimin e votuesve dhe ryshfet.

Fitorja në zgjedhjet presidenciale të 2 prillit e Vuçiqit, i jep partisë së tij, Partisë Progresiste, kontroll mbi gjithë legjislativin dhe proceset qeverisëse.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se një koncentrim i tillë i pushtetit, do të shtynte këtë vend ballkanik përsëri në autokraci.

Protestuesit thonë se Vuçiç dhe partia e tij janë të korruptuar.

Protestat në Serbi janë organizuar në baza ditore, që prej mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, përveç në fundjavë, për shkak të festës së Pashkëve./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close