Samiti - “Sputnik”-u rus zbardh prapaskenat në Podgoricë për emrin e Maqedonisë
03/08/2017 - 22:44 Nga: Saimir Lleshi

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” publikon prapaskena sipas saj, të samitit të liderëve të Kartës së Adriatikut i zhvilluar në Podgoricë.

Sipas agjencisë, kryeministri i Maqedonisë me delegacionin e SHBA i kryesuar nga zv/Presidenti Pence, kanë rënë dakord për një emër të ri për vend që të anëtarësohet sa më shpejt në NATO.

Kryeministri maqedonas Zaev ka kërkuar amerikanët përkrahjen për realizimin e një referendumi mbi ndryshimin e emrit për shkak të frikës së trazirave, shkruan “Sputnik”.

Agjencia shkruan se informacionet janë siguruar nga burime të afërta nga delegacioni i Maqedonisë në Podgoricë dhe se Zaev ka bërë disa propozime për emrin e ri si “Maqedonia e Epërme”, “Maqedonia Veriore” apo “Republika e Maqedonisë (Shkup)

Agjencia shkruan se Zaev ka kërkuar ndihmë për zbatimin e planit, pasi janë qytetarët e Maqedonisë që me vendosmëri kundërshtojnë ndryshimin e emrit, edhe pse në terminologjinë ndërkombëtare njihet si Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM).

Agjencia shkruan se Zaev ka kërkuar mbështetje edhe nga liderët e rajonit si kryeministri Edi Rama.

Që të ndryshojë emrin, duhet ndryshuar edhe Kushtetuta dhe për këtë duhen të paktën dy të tretat e votave në Parlamentar.

Sputnik shkruan se kryeministri maqedonas ka diskutuar për këtë çështje edhe me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit në samitin e Triestes, i cili i ka sugjeruar se Maqedonia mund të quhet “Maqedonia e Epërme” për shkak se shqiptarët kur flasin për Maqedoninë thonë e “sipërme”.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close