Kosovë - Kosovë, Kuvendi dështon për zgjedhjen e kryeparlamentarit
03/08/2017 - 15:47

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të zgjedhë kryetarin e saj. Shkak është bërë mungesa në sallë e deputetëve të koalicionit PAN, ku përfshihet PDK-ja, AKR-ja dhe Nisma.

Nga ana tjetër, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa kanë qenë të pranishëm në seancën e orës 15:00.

Madje dy deputetët e koalicionit PAN, Milaim Zeka dhe Enver Hoxhaj kanë thënë se deputetët e koalicionit nuk do të marrin pjesë në seancë.

Si pasojë, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ka thënë se seanca do të vazhdojë nesër në ora 10:00

Pas debateve mbyllet perkohesisht seanca

Kryesuesi i seancës parlamentare në Kosovë, Adem Mikullovci ka thënë se “e mbyllë mbledhjen” konstituive, ndonëse aty nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit, si vendim i domosdoshëm për konstituimin e këtij institucioni.

Mikullovci i kërkoi koalicionit PAN që të propozojë kryetarin e Kuvendit, por PAN nuk e propozoi. Në ato momente, Mikullovci tha se e mbyll seancën.

Duke u larguar nga salla, deputeti i PDK-së dhe PAN-it, Enver Hoxhaj tha se seanca është mbyllur dhe se tani i mbetet kryesisë së vjetër që ta thërras seancën e re.

Ora 12:00 PAN kërkon 2 orë pauzë

Koalicioni PAN ka kërkuar dy orë pauzë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Propozimin për pauzën prej dy orëve e ka prezantuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në momentin kur atij i është kërkuar që të propozoj kryetarin e Kuvendit.

Ora 11:50 Mustafa: Ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë vlerat sublime të saj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,ka thënë se ata që shkelin qëndrimet e LDK-së, cenojnë “vlerat sublime të saj”.

Sipas Mustafës, LDK-ja është parti e idesë dhe rrugës së Ibrahim Rugovës.

11: 30 Deputetët e PAN-it hyjnë në sallën e Kuvendit

Deputetët e koalicionit PAN (PDK, AAK dhe Nisma) kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, Enver Hoxhaj, nga radhët e PDK-së, ka propozuar Zenun Pajazitin, si anëtar i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Rendi i ditës

1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
2. Dhënia e betimit të deputetëve,
3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close