Shpërthim në Mitrovicën veriore
10/01/2017 - 22:08

Persona të panjohur sonte kanë hedhur një mjet shpërthyes në objektin e qeverisë së Kosovës të inauguruar pak para vitit të ri në Mitrovicën e veriut, transmeton Koha.net.

“Mjeti shpërthyes, granata, ka shkaktuar dëme materiale, thyerje të xhamave të ndërtesës qeveritare, por nuk ka të lënduar”, ka konfirmuar për TV ARTA, Besim Hoti, zyrtar policor në Mitrovicë.

Kjo ndërtesë ka qenë cak i sulmit menjëherë pas inaugurimit të saj nga ministria për Dialog Edita Tahiri.

Mediat serbe këtë objekt e paraqesin si hotel me emrin “Sasha”.

Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    e drejta nuk rrezohet as humbet as me nje granat as lufte as shkaterrime mbasi jan faktet toka ne te cilen zhvillohen njgarjet eshte shqiptare pron individuale dhe kolektive e kombit shqiptare

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Ja pse u nda Pirro Çako nga e dashura

Close