Serwer: Nisma e Thaçit për Ushtrinë e shtynë këtë proces përpara
12/04/2017 - 22:21

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se themelimi i ushtrisë së Kosovës, është vonuar për disa vite.

“Unë nuk e di pse ka ndodhur. Duhet të kemi të qartë se KFOR-i nuk do të qëndrojë përherë në Kosovë, ndoshta deri në 5 vite, ose më shumë”, ka thënë ai.

 

Sipas Serwer, krijimi i një sigurie të fuqishme duhet të marrë prej 5 deri në 10 vite kohë.

“Ju duhet t’i keni kapacitetet të paktën për mbrojtje të përkohshme të sovranitetit dhe të integritetit të vendit, deri sa të vijë NATO-ja në ndihmë”, ka thënë ai.

Serwer ka deklaruar se Kosova ka fqinjë që janë të fortë.

“Aq sa Serbia nuk e njeh dhe të paktën deri sa të mos e pranojë në OKB, keni parasysh seriozisht se ekziston kërcënimi nga Serbia. Ajo nuk e donë gjithë Kosovën, por veriun apo edhe disa enklava”, ka thënë ai.

Serwer ka vlerësuar nismën e Thaçit për transformimin e FSK-së.

“Mendoj se është nismë e mirë për të ngritur këtë çështje dhe për të shtyrë përpara, por do të ishte më e mirë bashkë me serbët se sa kundër serbëve, mendoj për serbët në Kosovë. Është e qartë se do të ju duhet mbështetje të NATO-s. Ushtria e NATO-s, varet nga procesi se si e krijoni ushtrinë”, ka thënë ai.

 Sa i përket reagimit të SHBA-vë në këtë çështje ai, ka thënë se mbështetje e serbeve është e rëndësishme.

Sa i përket politikave të administratës së re amerikane, Serwer ka thënë se pret të ketë vazhdimësi në Ballkan.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close