Përplasja - Serbia i shpall “luftë diplomatike” Maqedonisë, shkak Kosova
21/08/2017 - 22:14

Pas paralajmërimeve se Shkupi zyrtar  do të ndryshojë qëndrimin sa i përket votimit të Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç ka porositur se edhe Serbia  mund të ndryshojë qëndrimin e saj sa i përket çështjes së emrit Kushtetues të Republikës së Maqedonisë. 

Ndryshimi i qëndrimit  të Qeverisë së Maqedonisë sipas shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiç do të ndikojë në marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore mes dy vendeve.

Këto komente i bëri pas vendimit për të tërhequr personelin e Ambasadës në Beograd.

“Në rast se Maqedonia vërtet voton për pranimin e Kosovës në UNESCO, edhe pse është e vetëdijshme se sa kjo e godet Serbinë dhe popullin serb, presidentit Vuçiç i propozoi që Serbia  lidhur me emrin nën të cilin e ka njohur Maqedoninë, gjithashtu, si dhe ata rreth pranimit të Kosovës në UNESCO, të ketë parasysh pozicionin e vendeve të Bashkimit Evropian”- deklaroi Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.

Ndërkohë nga Qeveria e Maqedonisë theksojnë  edhe njëherë se sa i përket votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do ta ketë parasysh pozicionin e shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mos-përzierjes në kontestet mes shteteve”- thuhet në komunikatën e qeverisë së RM-së.

Paraprakisht u raportua se personeli diplomatik serb u tërhoq nga Maqedonia për shkak të ofensivës së veprimtarisë së inteligjencës kundër Ambasadës së Serbisë në Shkup, kështu pohoi ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, derisa sqaroi se personali diplomatik serb duhet të përgatitet të punojë në mjedisin e ri, në të cilin është përfshirë siç e quajti “faktori i jashtëm”.

“Është e padiskutueshme dhe e vërtetuar me fakte se ekziston ofensivë e veprimtarisë së inteligjencës kundër Serbisë dhe Ambasadës së Serbisë në Maqedoni në të cilën është përfshirë edhe faktori i jashtëm. Po ndërmarrim të gjitha masat që të përgatitemi për punë në një mjedis të tillë, t’i mbrojmë interesat tona dhe ta rishqyrtojmë aftësinë dhe kapacitetin tonë për punë në kushte të tilla. Pa dyshim se ne dëshirojmë marrëdhënie të mira me Maqedoninë sepse jemi fqinj, sepse kemi interes të përbashkët, sepse jemi popuj të afërt. Megjithatë është detyra jonë t’i mbrojmë interesat tona në përputhje me parimet e diplomacisë ndërkombëtar”- tha Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.

Sipas Daçiç, një pjesë e personelit do të kthehet javën e ardhshme, ndërsa ambasadori pas të gjitha konsultimeve në Beograd.

Ndërkaq Presidenti, Aleksandar Vuçiç u zotua se do të mbrojë marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Është detyra jonë që njerëzit tanë të jenë të gatshëm dhe të përgatitur. Do të ketë një ndryshim në personelin tonë, do ta mbrojmë miqësinë tonë me maqedonasit dhe në të njëjtën kohë do të dimë si të sillemi në mjedisin e ri. Ka shumë spekulime dhe mendoj se në dhjetë ditët e ardhshme gjithçka do të jetë shumë e qartë- deklaroi Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë.

Momentalisht, objekti i ambasadës serbe është “amanet” i institucioneve vendase për ruajtjen e rendit.

Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të ambasadës serbe në Shkup. Këto masa merren pasi Qeveria e Serbisë i thirri diplomatët e saj në konsultime urgjente në Beograd.

Ndryshe, dy shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitet e 90-ta, por këto marrëdhënie disa herë u zbehën pikërisht për shkak të pozitës së Maqedonisë ndaj Kosovës.

Kështu kur Qeveria e Maqedonisë e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, ambasadori i atëhershëm në Beograd, Aleksandar Vasilevski u shpall persona non grata me çka u detyrua ta lëshojë vendin.

Ndërsa ambasadori i atëhershëm Zoran Popoviç qëndroi në Shkup por i dërgoi notë proteste Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë./Alsat.M/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. KENDVESHTRIM says:

    TE DREJTEN E DUAN TE GJITH SEPSE U KRIJUAM ME TE AJO QARTESON GJALLERON GJITHCKA ,ME RREGULL DREJTESI GJINDET SUKSESI NE CDO FUSHE,ME DREJTESI URDHEROHEMI NGA ZOTI GJITHESISE TE VEPROJME,DREJTESIA SHPETIM NE CDO PIKPAMJE,PADREJTESINE E URREJNE TE GJITHE ,SEPSE AJO ZBEH PERPLAS SHKATRRON DHE ZHDUK GJITHCKA,AJO KA PERKRAHES VETEM GRUPIN E INTERRESIT QE JANE PAK DHE TASHME KAN DESHTUAR PERSHKAK TE AMORTIZIMIT TE GJITHA ELEMENTEVE TE PADREJTESISE,TE CILAT NE ZHVILLIMIN E VET PLOTSUAN KUPTIMET ME KOSTOT NE RRITJE NE CDO FUSHE DHE ASPEKT,TE CILAT PO EKLIPSOJNE NGA TE GJITHE BINDJEN SE PADREJTESIA ARRITI MAJAT DUKE FRENUAR FRYMARRJEN E EKZISTENCES,NJERZORE NE TOKE ,KU TANI PER TE ARRITUR ,DOBIT ,MBI TE CILAT SEJCILI PLANIFIKON JETEN TE CILAT PADREJTESIA KUDO PO I ZBRAZE DREJT BOSHATISJES,TE GJITH NGA CDO ANE JAPIN ALARMIN PER DOMOSDOSHMERIT QE SJELLIN NORMALITET EKUJLIBRA,PER TI KUPTUAR FETARISHT DHE SHKENCERISHT ,JAN ORIENTUAR FAKTET SHKENCORE ,TE KRIJIMIT KRIJESAVE ,SI LILLJE ZINXHIR DHE UNITET DOBISHE ,BAZE DREJTESIS MASES ,POR KETE UNITET DOMOSDOSHMERISHE,LILLSHMERISHE DREJTESIE DHE RREGULLI NGA KU VINE DOBIT ,QE NE KERKOJME ,KRIJUESI JONE ,1,I VETEM DHE I PASHOQ NA QARTESOJ NE SHPALLJET HYJNORE NGA E PARA DERI TEK E FUNDIT SI PERMBLELLJA SHPALLJEVE HYJNORE KURAN DHE SYNET,PROFETIK.KU ESHTE E GATESHME GJITHCKA PER CDO PROBLEM QE NA SHQETESON PA PASUR NEVOJE KERKIMI SHKENCORE ,HUMBJE KOHE ,SHPENZIME NE KOSTO POR SHKURT PA SHPENZIME ,NE VITE KERKIMESH EKSPRIMENTIMESH ZBULIMESH DHE KUR ARRIN RREZULTATIN,PAS SHUM VITESH LOLLJESH DHE SHPENZIMESH ,TU THUHET KETE QE E GJETET I MALLI ZOT JUA KA THENE QE PERPARA 1400VITESH NE KURANE,E KE TE GATESHME,PSE SHPENZON PERSE HUMB KOHE ,CFAR KERKON NESE JE I SINQERTE DHE ME TE VERTET KERKON TE DOBISHEMEN SUKSESIN PYET DHE ZGJILLJEN E KE GATI NGA ZOTI YT,NGA MESHIRA TIJE PER TY NE TE GJITH,U NISEN SHKENCETARET,PER TE ZENE ZOTIN GABIM,NE NJE AJET KURANORE ,PER RASTIN E BUBRRECIT ,KU THUHET O MILINGONA ,FSHIHUNI MOS TU THYEJ SULEJMANI ,,,,FJALEN THYEJ PRETENDONIN SE ESHTE GABIM ,SEPSE PRETENDONIN SE TRUPI BUBRRECIT PERBEHEJ NGA MISHI DHE MISHI NUK THYHET,DHE ME KETE PRETENDONIN TE HILLNIN POSHTE KURANIN ,POR PAS SHUM SHPENZIMESH KERKIME LOLLJE VITESH ,PO VET ATO ARRITEN TE BINDEN QE QELIZAT E BUBRRECIT JAN NGA QELQI DHE QELQI THYHET,PER RRUGEN SHKENCORE ,KJO ISHTE MAJA KU NUK MUNDEN TE GJEJNE ZOTIN GABIM,KRIJUESIN TONE MJER PER NE ,AI ME MESHIREN E TIJE PER CDO GJE QE ESHTE DOBI PER NE NA E DERGOJ TE GATESHME ,QE NE TE MOS HUMBIM KOHE PERSHKAK TE JETES TONE TE SHKURTER,NA MUNDESOJ TE KEMI NE DUART TONA NJE ULLEZIM DHE MESHIRE TE LEHTE PER MENDJEN POR NEVE AKOMA NUK BINDEMI KJO ESHTE NJE PJESE E BINDJES ,POR KA DHE ME GJERE DETYRIMPER TA PRANUAR SI ,SHPALLJET HYJNORE NA TREGOJNE PER CDO GJE QE NE KEMI NEVOJE ,ESHTE LLOGARIA JETES NE GJITHA ETAPAT E ZHVILLIMIT,DOBIA ,E ZEME NUK NA PELQEN NUK E DUAM DAKORT LE TE MOS E DUAM LE TA FLAKIM TA DJEGIM SHKATRROJME GJITHCKA CFAR I PERKET ASAJ,IKU,PERFUNDOJ AJO TEM E SHKATERRUAM ATE DHE PASUESIT MBAROJ,POR NE FAKT CFAR EKZISTON,AJO QENKA UNIVERSI NE MENYRE TE SHKRUAJTUR ,UNIVERZI AKTIVNE GJALLERIN E VET NE GJITH KRIJIMIN KRIJESAT,TANI NA PELQEN APO JO ,AJO CFAR SHKRUHET ESHTE AKTIVE VEPRUESE E MISHERUAR ORGANIKISHT NE CDO KRIJIM KETE NUK MUND TA NDALIM ,SKEMI FUQI,LETREN E DJEGIM ESHTE E LEHTE ,NJERIUN E PERPUNOJME SI TE DUAM E KEMI NE DORE ,POR PLANETIN TOKEN TONE , ,GJALLESAT,NUK KEMI FUQI NGA MENDJA JONE AS SHPIKTJET TONA,QE TI RIPERTRITIM AS KOMANDOJME SEPSE ATO JANE TE VENDOSURA NE FUNKSION GJALLERI ME RREGULL LIGJE E JO DESHIRA INTERESA,MASHTRIME KORRUPSIONE ,DOBIT QE VIN PREJ TYRE PO ZBRAZEN ME SHPEJTESI,E GJITH INFORMACIONI RREGULLUES VJEN NGA KJO SHPALLJE HYJNORE ,QE NE HER E DJEGIM HER E TALLIM DHE ME DJEKESIT DHE PERCJELLESIT E KETI MESAZHI HYJNORE SJELLEMI NE MENYREN ME BARBARE,KY ESHTE KULMI KUR RRUGES SHPETIMIT I THEMI VDEKJE DHE RRUGES SE VDEKJES HUMBJES NDESHKIMIT I THEMI SHPETIM,,E THENE NE FILOZOFIN E ANALIZES LOGJIKE DREJTPERDREJTE KUNDER VETES EKZISTENCES SONE POR FATMIRESISH PO KUPTOHET NGA CDO ANE POZITIVITETI PER ARSYE BOTKUPTIM TE THELLUAR DHE RRUGDALJE NJERZIT NGA CDO ANE PO GRUMBULLOJNE INFORMACIONE TE GJITHANESHME,DHE KJO ESHTE POZITIVE SEPSE EKLIPSON MENDIMIN UNIKTE ANES BURIMORE QE NJERIU KA NEVOJE JO VETEM SHIKIM HORIZONTAL POR DHE VERTIKAL TE MESOJENE SE ASHTU SIC JANE KRIJUAR GJALLESAT ME DREJTESI MASE LILLJET ZINXHIRE NE DOBI TE NJERA TJETRES KU GJINIS NJERZORE I JAPIN DOBIT,DO BINDEN QE EKZISTENCA NJERZORE BASHKE ME GJALLESAT KAN LILLJE DREJTPERDREJTE ,TEK KRIJUESI GJITHESISE,QE NGA KRIJIMI PERMES DREJTESIS RREGULLIT ULLZIMIT,NJERIU ESHTE QENIE PRODUKTIVE QE NGA KRIJIMI QE VJEN NE KETE BOTE PER NJE QELLIM NJE DOBI ,NUK ESHTE I TEPERT AS I PA VLERE AS I PAGABUESHEM POR AS DHE I PAQORTUESHEM AS I PADOBISHEM POR DHE AS I PADEMSHEM,POR ULLZIMI ZOTIT ,E BEN TE ZHVILLOHET MENDIMI DHE SERJCILI TE JAP DOBIN PER TE CILEN U KRIJUA KU ASKUSH NUK NDJEHET KEQ DHE AS I TEPERT MBI SIPERFAQEN E TOKES,POR BEHEN PLOTESUES TE NJERITJETRIN DUKE DALUR DOBIT DHE ZGJILLJET PER TE CILAT KEMI NEVOJE ,KJO ESHTE RRUGA DREJTE,U BE KY KOMENT SI KUJTESE PER ANALISTET GJEOPOLITIK,QE TE JAPIN MESAZHET PRODUKTIVE SIPAS RRALITETIT ZHVILLIMIT AKTIV,JO DESHIRAVE INTERESAVE,MBASI JEMI SHUM LARG TE KUPTUARIT TE DITURISE SE GJERE,SEPSE NE FILOZOFIN E LILLJEVE NE ZHVILLIMIN E VET CDO FJALE E VLERAVE TE DREJTESISE ESHTE HAPSIRE E MALLE KUPTIMI OSE E THEN SHKURT SHKENCE ME VETE BESIMI,TEK ZOTI[ALLURIMI OBLIGIMET,LUTJA SADAKAJA,NAMAZI AGJERIMI SHEHADETI DHIKRI],SINQERITETI,DURIMI,RESPEKTI,UNITETI,NDIHMESA ,MENDIMI ,FJALA VEPRA MIRE ,KERKIMI DITURIS DHE ADMINISTRIMI ME URTESI I SAJE,,,,,,/KETA JAN ELEMENTET QE NJERZIMI PO BINDET DHE DOMOSDOSHMERISHT AFROHET NE MENDIM UNANIM QE SEJCIA POROSI E KRIJUESIT TONE ESHTE DOMOSDOSHMERI ZBATIMIMI MBASI NESE NJE NUK ZBATOHET PASOJAT I NDJEJME TE GJITH,DUKE DALUR NE UNANIMITETIN QE DREJTESIA ZOTIT VULA ZGJILLJEVE NE TOKE,,,/NE KETE KONTEKS KAM BERE SHUM KOMENTE NE SHUM TEMA DUKE SJELLUR MENDIMIN NE MOS REZISTENCEN NE PADREJTESI KUNDER VETES SE VET SEJCILI NE CDO PIKPAMJE ME RRUGEN E PADREJTESISE ,POR ME DASHAMIRESI,BUTESI ARGUMENTA DUKE JU LUTUR SEJCILIT ,TI VETEN E DON DHE VETEN PO E VETSHKATRRON,PERSE PER CFAR CMIMI,MBASI U BINDA QE ESHTE UNI EGOJA EPSHI NXITJET E DJALLIT QE VEPRON NE TO SI ARMIKU NJERZOR,VETEM MENYRA E KUJDESESHME E BINDJES MUND TA AFROJN NJERIUN E SOTEM NE TROJTEN E NATYRALITETIT TE TIJE,JO LENE VETEM SI FIGURE PA ASGJE NGA NATYRALITETI PASTERT NJERZORE,VETEM BINDJA ESHTE AJO QE NJERIUN E ARFON DREJT ANGAZHIMIT ,ASNJE NJERI NUK VDES PA E MESUAR TE VERTETEN DIKUSH E MESON NE FILLIM TE JETES ESHTE DOBI PER TE DHE TJERET KUR BINDET DHE DIKUSH NE MES DIKUSH NE FUND,P,SH ,JOSIF BROZ TITO U BIND NE FUND TE JETES SE TIJE MBI TE VERTETEN,MIR ESHTE SEJCILI TA KUPTOJENE NE KOHE,NJERZIMIT NE KETE ULLTIM NGA ZOTI DREJT ZOTITE RENDESISHEME ESHTE QE NUK I KAN MUNGUAR DHE ASQE NUK I MUNGON ULLZIMI AS NJEREZIT PERKATES PER TI QARTESUAR KUSHDO QE DESHIRON TE FLASE ME ZOTIN E TIJE ,DIETARET THON LEXO KURANIN FAMELARTE ,E THONE KETE SEPSE NE KURANE GJEJNE CDO PERGJIGJE,KUSHDO QE DESHIRON TE FLASE ME TE DERGUARIN E FUNDIT TE ZOTIT ,LE TE LEXOJE SYNETIN PROFETIK ,ATY GJEN CDO GJE RRETH ASAJ QE I DUHET,KJO KA VLERE TE MALLE NESE DIM TA VLERSOJME KUR KE MUNDESIN E ZGJILLJEVETE SAKTA,SUKSESI ESHTE PREZEN SEPSE GARANCIA ESHTE E LARTE SEPSE GARANT ESHTE KRIJUESI SAJE,VIM TEK TRAJTIMI CESHTJES PROBLEMATIKE KOMBETARE TRAJTUAR ZHVILLIMET BASHKOHORE BAZE KURANIT DHE SYNETIT PROFETIK APO ME GJERE ,DUKE PARE ULLEHEQESIT RAJONAL,JASHTE SHINAVE TE DREJTESIS ,NJE KOMB VIKTIM,DISA KOMENTE PER TIJAUKUJTUAR ,NE MENYREN ME TE BUKUR PERSHTATESHME DHE PRANUESHME MENDOJ SE NUK JAN ASGJE VECSE DOBI KU NJE PALE PERPIQESH TA SHPETOSH NGA CMIMI PADREJTESISE HUMBJA NE DY BOTET ZHGENJIMIN E TYRE DHE NDESHKIMIN E ZOTIT BINDJEN DHE CLIRIMIN NGA DEPRESIONI PADREJTESIA KALIMIN NE BINDJE TE LIRE KUPTIM TE GJERE PENDIM NDJESE NJOHJE TE DREJTASH DHE VAZHDIM ME DREJTESI MIRKUPTIM DUKE U BERE NDIHMES DHE PLOTESUES NE MENDIME FJALE DHE VEPRA TE DOBISHEME PO ASHTU DHE VIKTIMA[ KOMBI IM] DUKE GEZUAR TE DREJTAT QE I TAKOJNE I LIRE NE PAQE DHE HARMONI ME TE GJITHE KY ESHTE THELBI PER GJITHA PALET,NESE DIKUSH ME FAKTE DIN DICKA ME SHUM SE KAQ LE TE BEHET PLOTESUES DO JEMI ME AFER DOBIVE,UN PERQENDRIMIN E SHPREHJEVE E DUKE MOS DITUR KOMENTIMIN E KURANIT DHE HADITHIT ,PROFETIK E KAM PASUR NE PERQENDRIM NE DY PIKA,DREJTESI PADREJTESI ELEMENTET FORMUES ,TE KUNDERTAT TE QARTA DHE PASTRA TE NDARA PER SEJCILEN DHE SHENJAT NE RALITETET E ZHVILLIMIT PRAKTIK TE TYRE SI CILESI,KU DREJTESIA KA GJITHCKA TE MIRE NE GJITH GJERSIN E VET DHE PADREJTESIA GJITHCKA TE KEQE ,SI PER DREJTESIN SI PER PADREJTESIN KA AJETE DHE HADITHE PROFETIKE QE QARTESOJNE GJERESIN E DITURISE PER GJITHCKA,MJAFTON PREDISPOZIMI POZITIV ,KJO PJESE ESHTE PJESE QE U TAKON DIETAREVE TEOLOGEVE TA QARTESOJNE NE DETAJE TE GJERA APO VECANTA KUR U KERKOHET,KJO QE BERA UN ISHTE KUJTESE TERHEQE VEMENDJE PER ME MIRE,DHE KAQ,ME RESPEKT PER KERKUESIT E DITURISE

Komento

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close