Arrestimi - Serbia i përcjell Francës kërkesën për ekstradimin e Haradinaj
10/01/2017 - 13:57

Ministria e Drejtësisë në Serbi i ka dërguar autoriteteve franceze kërkesën për ekstradim të kreut të aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe të cilat citojnë burime pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Bashkë me kërkesën e ekstradimit janë dërguar edhe dokumentet  shtesë si prova dhe fakte që materializojnë akuzën, të përkthyera në gjuhën frënge, në bazë të së cilave sistemi francez i drejtësisë do të vendosë ekstradimin ose jo të ish kryeministrit të Kosovës.

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për lirimin e Haradinajt. Në fjalën e tij, kryeministri Isa Mustafa tha se të gjitha dikasteret e qeverisë së Kosovës janë angazhuar për lirimin e kreut të AAK.

Mustafa: Po ashtu dëshiroj t’iu njoftoj se me të kuptuar lajmin për ndalimin e zotit Haradinaj gjitha dikasteret kompetente të Qeverisë së Kosovës janë vënë në veprim dhe janë angazhuar me përkushtim të plotë për të kontribuar në çdo formë në lirim sa më të shpejtë të z. Haradinaj në mënyrë që ai sa më shpejt të kthehet në Kosovë.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha se ka zhvilluar një telefonatë të gjatë me homologun e tij francez dhe shprehu bindjen për kthimin e Haradinajt shpejt në Kosovë.

Albin Kurti, deputet i lëvizjes Vendvendosje tha se mos përfshirja e luftës së UÇK-së në deklaratën e pavarësisë është kriminalizim i saj.

Kurti: UÇK-ja nuk mund të jetë e harruar që të ceket në Deklaratën e Pavarësisë dhe në Kushtetutë, nuk bëhet fjalë për harresë, por për mohim.

Kurse kreu i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj e konsideroi politik arrestimin e Haradinajt dhe sulm ndaj integritetit te vendit.

Limaj: Çështja e Haradinajt nuk duhet të trajtohet si çështje personale, por si atak ndaj integritetit të një vendi. 

Ramush Haradinaj u arrestua me urdhër të arrestimit të dërguar në Interpol nga Serbia në vitin 2004,  me akuzën e krimeve të luftës hjatë viteve 1998-1999.

Kocijançiç: Serbia e Kosova t’i përmbahen klimës që nxit normalizimin e sigurisë

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. vemendje says:

    unitet mendimi dhe veprimi mbar kombetare per nje pergjigje parandaluese dhe rezistenc mbrojtese te drejtave kombetare ne menyren e duhur shqiptaret nuk jan kombi padrejte nuk duhet ta pranojme dhe as lejojme padrejtesin ndaj individeve as gjith shqiptareve ceshtja ka marr permasa sfiduese prandaj dhe pergjigja duhet e mencur,me vete kemi te drejten faktet zotin sepse zoti mallerishem eshte m,e te drejten te drejten e ndien don dhe perkrah cdo zemer sepse u krijum me te padrejtesin e duan nje pakic e vogel serbesh dhe grupi interesave qe jan krejt pak tu tashme kan deshtuar ky korrupsion i organizuar ndaj shqiptareve ne menyr ligjore po zhbehet serbet duan ti imponojne botes per te bere padrejtesin drejtesi me ligj vall mund ta pranoje bota qytetruar nje ide te tille e cila behet ligj dhe i perfshin te gjith

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bashkia e Tiranës monitoron cilësinë e ajrit, ulet ndotja me 10% nga java e kaluar

Close