Serbi/ Sulmohet autobusi i linjës Vjenë-Prishtinë
19/03/2017 - 16:43

 Autobusi i linjës Vjenë-Prishtinë është sulmuar me gurë në Krushevac të Serbisë. Raportohet se nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas pronarit të kompanisë së autobusëve, Bexhet Bici, ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në Serbi.

Bici ka thënë për KTV-në se kompania ka njoftuar edhe policinë në Krushevac, por policia, nëpërmjet një justifikimi absurd, është përgjigjur se është fundjavë dhe nuk mund të bëjnë asgjë për këtë rast.

Bici ka thënë se janë të shqetësuar për këto sulme që po u ndodhin, ndërsa ka shtuar se kanë nisur një autobus nga Prishtina për t’i marrë udhëtarët.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. autokton says:

    serbet ne fakt nuk po sulmojne shqiptaret por veten e tyre te ardhmen e tyre lumturin e tyre izolimin urrejtjen ndaj tyre cmimin historik per padrejtesit ndaj shqiptareve po terheqin ndaj tyre ,po ndalin unitetet frenojn dobit prishin marrdheniet ne fund lirojn territore ,cfar te kerkojn do te gjejne dhe cfar te mbjellin do korrin por njerzit e sukseseshem jeten e kan dertuar baz vlerave sukseset sigurin mirqendjen dhe lumturin cdo garanci e kan patur tek vlerat uniteti lillja ndersjellt mes tyre dhe drejtesia ne te ,te urtit kuptoj shpejt budallenjet me kosto dhe te uriturit me dhun,ju po i tregoni botes sa vler keni si popull dhe cilat jan vlerat tuaja po pasqyrohen cdo dit ku tjeret po ju vlersojne

Komento

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close