Serbi, kapet rreth 5 milionë euro marijuanë nga Kosova
20/03/2017 - 18:22 Nga: Saimir Lleshi

Një sasi prej 1.1 ton marijuanë është sekuestruar nga policia në Serbi, vlera e të cilës i kalon 5 milionë euro.

Gjashtë persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa aksioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanovic.

Mediat serbe shkruajnë se lënda narkotike ishte siguruar nga Kosova dhe se trajtimi i saj ishte bërë për një periudhë të gjatë, ndërsa synimi përfundimtar përveç tregut serb, ishte edhe Evropa Qendrore.

Duke e konsideruar si punë të vështirë të policisë serbe, ministri Stefanovic tha se kjo është ngarkesa më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në vend.

Ai tha se qeveria e Serbisë është e gatshme të jetë shtyllë në rajon në luftën kundër narkotrafikut dhe se policia kishte hequr një ton drogë nga duart e të rinjve serbë.

Sasia e drogës është gjetur e fshehur në qytetin Obrovac, në një ndërtesë të posaçme. Prokuroria pretendon se anëtarët e grupit të arrestuar vepronin nga territori i Kosovës.

Droga e sekuestruar

Droga e sekuestruar

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
No destabilization, DP Chairman: This is a peaceful movement for free elections

Close