Serbi, arrestohet sipërmarrësi rumun
14/04/2017 - 15:01

Një sipërmarrës rumun në arratisje, Sebastian Ghita, ish-deputet dhe pronar i një zënxhiri televizionesh i dënuar në afera korrupsioni, u arrestua në Serbi, njoftoi policia rumune.

”Ghita, 38 vjeç, u lokalizua dhe ndalua në Beograd, gjatë mbrëmjes së djeshme, pas hetimeve të ndërlikuara dhe fjaë informacioneve të dhëna nga autoritetet rumune”, theksoi policia në një komunikatë për median.

Pronar i një rrjeti televizionesh private dhe ish-deputet socialdemokrat, ai preket nga shumë dosje për korrupsion, kryesisht pastrim parash dhe ryshfete, si dhe ishte në arratisje që prej muajit dhjetor.

/ata/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close