Afati përfundimtar 8 gushti - Seanca konstituive në Kosovë, VV akuzon Thaçin për vonesa të qëllimshme
17/07/2017 - 22:33 Nga: Xhoi Malësia

Parlamenti i Kosovës nuk pritet që gjatë kësaj të mbajë seancën kosntituive, ndonëse mediat kishin shkruar që mbledhja do të realizohej ditën e mërkurë. Kjo situatë ka prodhuar pakënaqësi në rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe LDK-së. Sipas këtyre dy forcave politike, kjo është një zvarritje e qëllimshme e proçesit nga Presidenti Thaçi, për shkak se koalicioni PAN nuk ka deputetët e nevojshëm për të formuar shumicën parlamentare dhe rrjedhimisht qeverinë e ardhshme.

Pavarësisht raportimeve se seanca për konstituimin e Parlametit të ri të Kosovës mund të mbahej gjatë kësaj jave, Presidenti Hashim Thaçi nuk ka caktuar ende një datë për mbledhjen e parë të Kuvendit.

Lajmi është raportuar nga Këshilltari Politik i kreut të shtetit, Ardian Arifaj, i cili në një prononcim për mediat kosovare është shprehur se ende nuk ka një vendim mbi datën e saktë.

Nisur nga kjo situatë, kanë ardhur edhe reagimet e para nga partitë politike, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar zvarritje të qëllimshme sjelljen e Presidentit Thaçi.

Sipas nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti, e cila është nga rradhët e VV-së, kreu i shtetit po kërkon t’i japë kohë koaliconit PAN që të formojë shumicën minimale për krijimin e kabinetit qeverisës.

Mosmbledhja e seancës për konstituimin e Parlamentit është kritikuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në një deklaratë, kandidati për postin e Kryeministrit nga kjo parti, Avdullah Hoti, u shpreh se ata që deri dje shprehnin bindjen se i kishin numrat e mjaftueshëm për të ndërtuar qeverinë, sot sipas tij po heshtin.

Ende nuk ka patur reagime nga zyrtarët e tre partive kryesore të koalicionit PAN.

Ditën e hënë, Partia Demokratike e Kosovës mbajti një mbledhje, e cila sipas nënkryetarit, Enver Hoxhaj, ishte një takim i zakonshëm mes antarëve të Kryesisë.

Për t’u theksuar është fakti se Presidenti i Kosovës duhet të thërrasë një seancë konstituive, jo më larg se data 8 gusht.

Në të kundërt, vendi rishkon në zgjedhje. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close