"Një komb një qëndrim" - Protesta në Kosovë e Maqedoni për lirimin e Haradinaj
11/01/2017 - 13:20 Nga: Anjola Hamzaj

Mijëra qytetarë kanë protestuar në të gjithë territorin e Kosovës kundër arrestimit të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj nga Franca për llogari të Serbisë.

Me pankarta në duar ku shkruhej Kosova është Haradinaj, Peja, Gjilani, Mitrovica, Prizreni, Gjakova e Ferizaj kanë kërkuar lirimin e ish kryeministrit të Kosovës.

Krerët e degëve të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së këtyre qyteteve kanë kërkuar ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt.

Lirimi i menjëhershëm i kreut të AAK është kërkuar edhe nga Shkupi, ku shumë persona kanë protestuar para ambasadës franceze të kryeqytetit maqedonas.

Duke kujtuar miqësinë e Frances ndaj Kosovës si dhe njohjen e pavarësisë nga ana e saj, protestuesit i kërkuan Parisit të jetë koherent me qëndrimet e tij.

Një ditë më parë Serbia dorëzoi kërkesën zyrtare për ekstradim bashkë me dokumentacionin shoqërues të autoriteteve franceze.

Beogradi akuzon Haradinajn për krime lufte gjatë viteve 1997- 1998 dhe për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “Shqiponjat e zeza”, të cilën Prokuroria e Serbisë e konsideron përgjegjëse për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë.

Parlamenti i Kosovës mbajti gjithashtu dje një senacë të jashtëzakonshme, e cila pas mbi 10 orë debate nuk arriti të miratojë një rezolutë për lirimin e ish kreut të UÇK-së.

Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

protesta-1

Tiranë

15942216_10212679325564881_1028900398_n-copy-350x197

Tiranë

2

Gjakovë

1

Gjakovë

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Bllokohet kufiri më i madh në botë

Close