Kritika Shqipërisë dhe Kosovës - Poposki apel Ramës dhe Thaçit: Mos ndërhyni në punët e Maqedonisë!
11/01/2017 - 12:45

Platforma e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni me siguri do jetë pengesa kryesore për bisedimet në formimin e qeverisë së re.

Fakti se në përpunimin e saj ka dorë kryeminstri Edi Rama dhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaci për shumë analiste dhe njohës të rrethanave kjo duket si involvim në punët e brendshme të një vendi.

Për zv.kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, duket si e padrejtë dhe jo e mirë kur një kryeministër apo kryetar shteti nga vendet fqinje involvohet në mënyrë direkte në punët e brendshme të një vendi.

“Sigurisht që është e rezikshme ky ndikim në një vend me traditë multikulturore. Shumë e largët nga praktika për fiqnjësi të mirë. Derisa të gjithë jemi të dakorduar se e ardhmja është në Europë atëherë lufta është që të sigurojmë stabilitet, qetësi dhe drejtësi për gjithë qytetarët. Gjithmonë jemi të bindur se kemi qenë korrekt në bashkëpunim me fqinjët. Mirë do të ishte dhe ata të na bashkangjiteshin në këtë rrugë në vend që të na minojnë në reziqe të ndryshme”, ka thënë kështu Poposki./Zhurnal/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. Anonymous says:

    z,i nderuar nuk mendoni se po flisni gabim ju ndolleni ne trojet shqiptare ,ne shpin ton shqiptaret nuk ndollen ne trojet bullgare te flisni me nje term te till,shqiptarej ju pranuan si mysafir tani deshironi ti nxirrni dhe nga shija,sa per ndergjegjsim te vleres se domethenies se dekleratave qe jep ju deshironi te shformoni natyralitetin njerzore hyjnore raca gjuha kultura territori,gje qe nuk keni akses per nje gje te tille ajo qe te vlen eshte respektimi i te drejtave dhe respektimi marrveshjeve shoqerore dobis se perbashket zhvillimi dhe respektimi vlerave sherbimi per dobi te gjithaneshme kjo qe ti flet nuk eshte rrug njgjitje por zbritje si per karrieren si per vendin popullaten sepse mesazhi eshte selektiv antinjerzore

Komento

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close