Policia e Kosovës arreston 5 serbë dhe 6 rusë
08/08/2017 - 21:24

Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë ditës së martë.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e Policisë të lëshuar për media, arrestimi i tyre është bërë për shkak të kalimit te paligjshëm të kufirit.

Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës

Policia e Kosovës arreston njëmbëdhjetë persona të dyshuar për kalim të paautorizuar të vijës kufitare.

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus.

Policia Kufitare ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Personat e ndaluar janë:

1. M. P. 1990 M Serbë
2. Z. P. 1969 M Serbë
3. Y. P. 2002 F Rusë
4. O. K. 1977 F Rusë
5. E. P. 1974 F Rusë
6. E. P. 1975 F Rusë
7. A. K. 1974 M Rusë
8. G. P. 1966 M Serbë
9. M. M. 1980 F Serbë
10. A. P. 1975 M Rusë
11. V. P. 1991 F Serbë

Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close