Samiti i Adriatikut - Pence: Trump mbështet Ballkanin në integrimin europian
02/08/2017 - 13:54

SHBA dhe Presidenti Trump mbështesin integrimin në BE të vendeve të Ballkanit. Kjo ishte garancia që zv/presidenti Mike Pence i dha kryeministrave të rajonit në një fjalim që mbajti në Malin e Zi në Samitin e Kartës së Adriatikut.

Mike Pence: Presidenti i SHBA më dërgoi këtu si një shenjë treguese e angazhimit maskimal të SHBA për Ballkanin. Është hera e parë e parë që një zv/presidentin viziton Malin e Zi. Mal i Zi ëshë në zemër të Europës dhe kjo mund të thuhet edhe për vendet e tjera të Ballkanit.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë të gjitha vendet e Ballkanit dhe do të përpiqet për një të ardhme më të mirë. Ky samit është tregues i angazhimit të SHBA për Ballkanin. Kjo tregon vizionin e qëndrimit tonë që ju të jeni të lirë dhe të pavarur.

Karta e Adriatikut është e vendosur që të sjellë Ballkanin më afër NATO. 8 vite më parë Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan aleancës dhe vetëm dy muaj iu bashkua edhe Mali i Zi.

Anëtarësimit i Malit të Zi tregon se NATO i mban dyert e hapura. Më lejoni tju siguroj se nën presidencën e Trump ne do të jem me ju ndërsa ndiqni rrugën europiane së bashku.

SHBA ju mbështesin edhe në rrugën drejt BE pasi një Europë e fortë është begim për vendet perëndimore, por edhe për botën. Nën presidencën Trump politikat e SHBA do të fikusohen tek siguria e Amerikës. Veprimet e Trump kanë treguar se Amerika e Para nuk do të thotë se Amerika është e vetme, mbështetja juaj dhe Aleanca Strategjike na bën më të fortë. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close