Mal i Zi - Pence: Rusisë i kemi kërkuar të heqë dorë nga destabilizimi i Ballkanit Perëndimor
03/08/2017 - 9:44 Nga: Anjola Hamzaj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Rusisë të heqë dorë nga destabilizimi i Ballkanit Perëndimor. Kështu ka deklaruar zëvendëspresideneti amerikan Mike Pence nga samiti i Kartës së Adriatikut që u zhvillua në Podgoricë të Malit  të Zi. Duke iu referuar jo vetëm ngjarjeve të ndodhura  në tetor të 2016 në kryeqytetin malazez, Pence tha se Rusia vijon të synojë rishkrimim e  kufijve ndërkombëtar.

Pence: Rusia vazhdon përpjeket për të ndryshuar kufijtë ndërkombëtarë dhe ka punuar për të destabilizuar rajonin, dëmtuar demokracinë, për t’iu ndarë juve nga njëri-tjetri dhe nga pjesa tjetër e Europës. Presidenti Trump ia ka bërë të qartë Rusisë që të heqë dorë nga destabilizimi dhe unë mund t’iu siguroj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përjashtojnë çdo tentativë për të përdorur forcë, kërcënime apo intimidime në këtë rajon apo edhe përtej. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë të drejtë të zgjedhin të ardhmen e tyre.  

Numri dy i Shtëpisë së Bardhë solli edhe mesazhin e presidnetitn amerikan.

Pence: Me presidentin Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të mbështesin secilin nga ju, në mënyrë që të shkojmë drejt së ardhmes bashkë.

Pencë u ndal edhe tek terrorizmi, të cilin e quajti rrezikun më të përhapur në botë që pas rënies së kominizmit. Ai falenderoi edhe vendet e Ballkanit , përfshirë Shqipërinë për kontributin në luftën kundër terrorzimit.

Pence: Terrorizmi na kërcënon të gjithëve, që nga Ballkani Perëndimor, në Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Ka më pak se një vit që kur disa vende tuaja penguan planet e frymëzuara nga ISIS-i për sulme të bashkërenduara në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për ndihmesën tuaj në fushatën globale për të mundur ISIS-in dhe luftën kundër terrorit në Afganistan.

Nënpresidenti Pence arriti në Mal të Zi nga Gjeorgjia, për të marrë pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut dhe ku të pranishëm ishin krerët e shteteve dhe të qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close