Mal i Zi - Pence i qartë për Ballkanin: E ardhmja e rajonit tuaj është në Perëndim
02/08/2017 - 14:09

E ardhmja perëndimore e Ballkanit ka qënë thelbi i ligjëratës së zv. Presidentit amerikan, Mike Pence, gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markovic. Numri dy i Uashingtonit rikonfirmoi mbështetjen e ShBA-së për rajonin, ndërsa tha se pret të ketë një diskutim konstruktiv me liderët e vendeve ballkanike gjatë samitit të Kartës së Adriatikut. Pence theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Ballkanit, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Zv. Presidenti amerikan, Mike Pence, ka konfirmuar vazhdimësinë e mbështetjes së ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ndërsa gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markovic, u shpreh se e ardhmja e rajonit është e orientuar drejtu Perëndimit. Përpara nisjes së samitit të Kartës së Adriatikut, numri dy i Uashingtonit u shpreh se pret të ketë një bisedë konstruktive edhe me liderët e tjerë të vendeve ballkanike.

Pence: “Ne vërtetë besojmë se e ardhmja e Ballkanit është në Perëndim dhe jemi duke pritur që të konfirmojmë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar një marëdhënie e cila forcon lidhjet mes Komunitetit Europian, rajonit tuaj dhe ShBA-së. Pata një bisedë konstruktive me ju dhe pres që të kem një diskutim të njëjtë edhe me liderët e tjerë të Ballkanit. Jam shumë i lumtur që kam qënë pjesë e procesit të antarësimit të Malit të Zi në NATO dhe jam i bindur që kjo është një lëvizje mjaft domethënëse. Në Aleancë ka shtete antare të mëdha dhe të vogla. Megjithatë, më lejoni t’a sqaroj se Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleatë të vegjël.”

Në mbyllje, Pence shprehur mirënjohje për mikpritjen që ju rezervua si dhe kërkoi forcim të mëtejshëm të marëdhënieve mes dy vendeve. Ai është zv. Presidenti i Parë amerikan që viziton Malin e Zi. Nga ana tjetër, Kryeminsitri Dushko Markovic, vlerësoi mbështetjen amerikane si dhe përdori nota pozitive kur foli për NATO-n që e cilësoi një garant të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close