Paralizohet Greqia, grevës i bashkohet edhe policia
18/05/2017 - 16:15 Nga: Anjola Hamzaj

Policia greke nga mbarë vendi iu bashkua grevës mbarëkombëtare të organizuar kundër reformave të qeverisë të cilat pritet të kalojnë në Parlament. Qindra oficerë me uniforma dhe me  balona të zeza në duar marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit grek për të protestuar kundër shkurtimeve të të ardhurave, si pjesë e një pakete masash shtrënguese që do të votohet më 18 maj.

Presidenti i gardës speciale të policisë greke: Sa kohë varfërohet dhe privohet policia e shtetit, në vend nuk do të ketë  rend publik, paqe dhe siguri. Kjo situatë ve në rrezik sigurinë e shoqërisë.

Protesta e policisë vjen pasi mijëra grekë u larguan nga puna të mërkurën dhe marshuan përmes Athinës qendrore në një demonstratë të zemëruar kundër masave të vazhdueshme të kursimit.

Greva u thirr nga sindikatat kryesore të sektorit publik dhe privat të vendit një ditë para se parlamenti i Greqisë të votojë reformat që do të ndihmonin në zhbllokimin e fondeve prej 86 miliardë euro, ndihma e tretë në shtatë vite në Greqi.

Por lirimi i këtij fondi përfshin shkurtimin e shkurtim ët pensioneve dhe vendosje së  taksës mbi të ardhurat. Demonstrata e djeshme degjeneroi edhe në përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit të cilat përdorën gaz lotsjellës për të stabilizuar situatën.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Parliamentary elections, Socialist Party secured 74 seats in Parliament to govern alone

Close