Flasin ekspertët - Pafuqia e shtetit të Kosovës për të rrugëtuar drejt organizatave ndërkombëtare
25/09/2017 - 8:57

Tërheqja e kërkesës së Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL dëshmon pafuqinë e shtetit të Kosovës për të rrugëtuar drejt organizatave ndërkombëtare.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike e ndërkombëtare, të cilët megjithatë thonë se tërheqja e kërkesës për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në rrethanat e tanishme ka qenë thuajse e pashmangshme, transmeton zeri.info. 

Sipas tyre, deri te një vendim i tillë i Qeverisë erdhi si pasojë e vakuumit institucional parazgjedhor, ku spektri politik nuk arriti të merrej vesh për krijimin e institucioneve. Ata madje thonë se shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL mund t’i sjellë vendit pasoja të dukshme në aspektin ndërkombëtar (në procesin e liberalizimit, integrimit e deri te stopimi i njohjeve të reja).

Nga ana tjetër, kryeministri Ramush Haradinaj para pak ditësh bëri të ditur se Kosova nuk i kishte votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it. Ndërkaq, ndryshe konsideroi ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili e mohoi kategorish një gjë të tillë, shkruan gazeta Zeri në Kosovë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Kosovë, deputeti i Nisma dhe i Vetëvendosje përleshen live në tv

Close