Një javë pas certifikimit të zgjedhjeve, Thaçi pa vendim për seancën
15/07/2017 - 17:06

Janë bërë një javë prej kur zgjedhjet nacionale janë ceritifkuar. Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ende s’ka marrë vendim për thirrjen e seancës konsitutive. Njëri prej Këshilltarëve të Presidentit ka thënë Thaçi s’ka marrë vendim për thirrjen e seancës

Hashim Thaçi po vazhdon të mos e marrë vendimin për thirrjen e seancës konsitutive të Parlamentit të ri. Këtë po e bën pavarësisht se kanë kaluar një javë prej se kur janë certifikuar zgjedhjet nacionale.

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë për Express, se Shefi i Shtetit ende s’ka marrë vendim.

“Jo, ende s’ka vendim”, ka thënë Arifaj, të shtunën.

Ndërkohë, as zyrtarët tjerë të Presidencës nuk kanë treguar se pse po e vonon thirrjen e seancës dhe as kur pritet të thërras.

Pas takimit të Thaçit me Haradinajn, para tre ditësh, është përmendur mundësia që seanca e parlamentit të ri të thirrjet për javën e ardhshme.

Në zgjedhjet e parafundit nacionale, kur Presidente ishte Atifete Jahjaga, seanca konstituive ishte thirrur pas tre ditësh.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, tri partitë e themeluara nga ish-udhëheqësit e UÇK’së, PDK, AAK e NISMA dolën të parët me një koalicion parazgjedhor, duke marrë vetëm 39 deputetë. VV doli e dyta me 32 deputetë derisa LDK e treta me 29.

PAN, shkurtesa e koalicionit fitues, pritet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, javën e ardhshme, pasi të konstituohet Parlamenti.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Xhaçka pret homologun kosovar: Mbështetje për integrimin në NATO

Close