Nisin negociatat për formimin e Qeverisë
10/07/2017 - 10:57

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ua ka dhënë dritën e gjelbër subjekteve politike që brenda një muaji ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.

Zyrtarët e koalicionit PDK-AAK-Nisma janë shprehur të bindur se do ta bëjnë Qeverinë pa asnjë problem. 

Anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka siguruar mandatin e deputetes, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Ramush Haradinaj tashmë i ka nisur negociatat për këtë çështje me individë dhe subjekte politike dhe, sipas saj, shumë shpejt do të formohet Qeveria e re. 

Kurse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë bërë thirrje të formohet një qeveri e fortë, pasi ajo para vetes do të ketë shumë sfida.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close