Kriza politike - Nesër seanca konstituive në Kosovë, pritet bojkotimi i PAN
23/08/2017 - 17:42

Ditën e nesërme do të mbahet seanca konstituive e Parlamentit të Kosovës ku pika kryesore e rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit dhë nënkryetarit të Kuvendit.

Seanca pritet të mbahet në orën 10:00. Në seancë pritet të mos marrë pjesë koalicioni fitues i zgjedhjeve, PAN, edhe pse data 24 gusht ishte propozuar nga përfaqësues të këtij koalicioni.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një status në facebook ka shkruar se është e domosdoshme krijimi i një qeverie stabël, dhe jo sa për të thënë.

“Nuk jemi aspak të interesuar që t’a bëjmë një qeveri sa për ta bërë. Vonesat kanë të bëjnë me gjetjen e një formule për institucione stabël qeverisëse dhe prandaj opinioni publik duhet të na mirëkuptojë. Është koha që partitë politike dhe udhëheqësit e tyre të reflektojnë dhe t’i pranojnë rregullat e lojës që na i ka percaktuar Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese dhe t’a zhbllokojmë vendin. Ky vend nuk mund të jetë peng i inateve dhe kalkulimeve”, ka shkruar Haradinaj.

Ky i fundit, pak ditë më parë ka deklaruar po ashtu se kërkon më shumë se 61 vota, që aktualisht vetë koalicioni i ka, për të krijuar një qeveri besimi.

Nëse PAN nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme, kjo do të ishte hera e gjashtë e refuzimit për të shkuar në Parlament.

Edhe pse jo zyrtarisht, emri i Kadri Veselit është artikuluar si propozimi i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit të Kosovës. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Trade with foreign countries, INSTAT: Exports of construction materials and metals increased

Close