Kosovë - Nënkryetari i PDK-së: Javën e ardhshme mund të formohen institucionet
10/08/2017 - 21:24

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami në reagimin e tij ndaj deklaratës së nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri se “PDK duhet të shkojë në opozitë”, ka thënë se “për të shkuar në opozitë nuk tregon Lutfi Haziri, por qytetarët”.

Në një intervistë për RTK, Bajrami ka thënë se institucionet e vendit mund të formohen javën e ardhme, kur edhe pritet të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, pasi të arrihet një konsensus.

Në lidhje me kushtëzimet e VV-së dhe LDK-së që Kadri Veselin nuk do ta votojnë për kryetar të Kuvendit, ai ka thënë se PDK duhet të tregojë se kush do të jetë kryetar i Kuvendit, sepse kjo është e drejtë ekskluzive e PDK-së.

“Partitë politike duhet ta pranojnë Kadri Veselin, pasi nëse para 3 vitesh ka qenë i pranueshëm, pse mos të jetë tani”, ka thënë Bajrami.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close