Reagimi - Mustafa: Treg i përbashkët me Shqipërinë e pa Kroacinë, jo!
17/03/2017 - 16:15

Për kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa tregu i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është në interes të njëjtë për të gjitha vendet dhe se Kosova nuk e sheh me entuziazëm këtë propozim.

Reagimi:

Tregu i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është në interes të njëjtë të të gjitha vendeve.

Kosova nuk e sheh me entuziazëm këtë propozim, pa marrë parasysh se i kujt është. Ne ndajmë përvoja të ndryshme nga e kaluara dhe kjo e kaluar nuk dëshirojmë të na kthehet edhe një herë në ambalazhim të ri.

Një treg i ngjashëm me atë të ish-Federatës Jugosllave, pa Kroacinë e Slloveninë e me Shqipërinë, si treg i përbashkët. Jo! Ose një union doganor i Ballkanit Perëndimor, në të cilin Kosova nuk do të ketë prekje me asnjë vend të Bashkimit Evropian. Jo!

Kosova thellësisht mbështet bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, heqjen e të gjitha barrierave të të bërit biznes dhe tregti me vendet e Ballkanit Perëndimor; punën e përbashkët në tërheqjen e investimeve të huaja, bashkëpunimin ndërmjet NVM-ve, njohjen dhe respektimin e diplomave, qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

Kosova vendin e vet e sheh në tregun unik evropian, mbi bazën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Ideja e tregut të përbashkët u hodh në Samitin e Sarajevës të zhvilluar më 15 mars.

Ballkani me treg të përbashkët?! Hahn: Krijohen 80 mijë vende pune

Svilanoviç: Integrimi ekonomik rajonal ndihmon ekonomitë e çdo vendi

/Ora News/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close