Ministrja serbe: Varemi nga Kosova
09/07/2017 - 10:14

Ministrja serbe e Integrimit eropian, Jadranka Joksimovic ka folur për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke i komentuar të gjitha kriteret që ky shtet duhet t’i plotësojë.

Si një nga kriteret vazhdimisht është përmendur edhe dialogut i Serbisë me Kosovën, por ministrja serbe ka thënë se rruga e shtetit serb drejt Bashkimit Evropian, nuk varet nga Kosova.

“Në procesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë dy palët: vendi kandidat dhe BE-ja.

Nuk është e drejtë që të futet një palë e tretë në procesin e integrimit evropian, edhe pse Prishtina do të veprojë që të na bllokojë.

Megjithatë, reformat dhe kriteret e Kopenhagës, qeverisja e mirë, dhe programi ekonomik janë të rëndësishme, ose të paktën kështu duhet të jetë”, tha Joksimovic.

Ajo foli edhe për gjendjen e serbëve në Kosovë, ku insistoi në formimin e Asociacionit.

“Kërkesa e qartë është për përparimin e popullit tonë në Kosovë, sidomos detyrimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit”, ka thënë ministrja serbe e integrimeve, transmeton lajmi.net.

Ajo është shprehur e bindur se deri në vitin 2021 Serbia do të jetë anëtar i BE-së

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Xhaçka pret homologun kosovar: Mbështetje për integrimin në NATO

Close