Deklarata e forte - Ministri grek i rendit: Problemi i madh me drogën e ka emrin Shqipëri
15/06/2017 - 14:48 Nga: Robert Goro

Ministri grek i rendit, Nikos Toskas, ka theksuar se problemi më i madh në trafikun e drogës lidhet me Shqipërinë.

Gjatë një interviste radiofonike, Toskas ka thënë se autoritetet vendase kanë sekuestruar gjashtë muajt e fundit 10 tonë kanabis që vinte nga Shqipëria.  Sipas tij, kjo është e papranueshme për një vend që don të quhet serioz.

Toskas po pyetej nga gazetarët për situatën  në zonën Menidi, në veriperëndim të Athinës, ku ditët e fundit banorët janë përleshur me policinë. Situata është acaruar pas vrasjes së një fëmije 11 vjeç nga një plumb qorr dhe ndërhyrjes së fuqishme të forcave të rendit për të spastruar zonën nga elementët e inkriminuar.

Sipas ministrit të Rendit, një pjesë e drogës që importohet nga Shqipëria, magazinohet pikërisht në atë zonë.

Nikos Toskas: “Problemi i madh quhet Shqipëri. Gjashtë muajt e fundit kemi kapur rreth 10 tonë kanabis që vinte nga kufiri me Shqipërinë. Është situatë e papranueshme për një vend sovran, për një vendc që don të quhet serioz, të ketë një prodhim kaq të madh të drogës. Një pjesë e kësaj droge shkon në Menidi dhe prej andej trafikohet në Athinë dhe në zona të tjera.

Bëjmë ç’është e mundur, pse siç ju thashë, policia ka kapur 10 tonë. Mirëpo, kur ka një superprodhim të tillë prej endej, çfarë mund të bësh më përpara?”/ 06,31, është ankuar ministri grek i rendit”

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. bukur e the ne su te tjereve por thuaja vetes me pare says:

    ,sikur shqiptaret te mos i kishit coptuar perpara 100vitesh do ishin 100here me mire se cdo shtet i evropes mbasi kemi nentoke dhe mbi toke me te pasur se cdo vend i evropes ,dhe nuk do degjohej as droga as krimi por i coptuat dhe nese futemi thelle ne analize me fakte historike do dale ne pahe se ju dhe aleatet tuaj organizuat korrupsion te mirfillte per te dale deri tek kjo fjale qe ti po flet sot dhe me tutje sipas programit tuaj per asimilimin kombetare shqiptare por keti korrupsioni po i mbarojne oret dhe pergjegjesit deri ne nje do te cdomtojne per cdo dem dhe pasoje qe i eshte sjellur kombit shqiptare per 100vite ndoshta keshtu do vin koha qe do ndjeheni me mire dhe do flisni me pak ,koha verteton ligjet e zotit te verteten padiskutim faktet dalin cdo dite kurse uniteti ekzistences ben te mundur zbatimin e ligjeve duke shuar korrupsionin,kush ben peson cfar te mbillni do korrni po vjen koha te merrni rendimentin po ju godet e keqa qe keni vepruar ndaj nesh

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close