Serbi - Ministri gjerman: Normalizimi i raporteve me Kosovën, kusht i BE
13/04/2017 - 7:38

Kryeminstri i Serbisë, tashmë presidenti i zgjedhur Aleksandar Vucic dhe Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel janë pajtuar se Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane, dhe se shteti serb është faktor stabiliteti në rajon. Mirëpo, për të arritur te një gjë e tillë Gabriel deklaroi se Serbia duhet të vazhdojë procesion reformues e poashtu edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën- si kusht për anëtarësim në BE.

“Fitorja në zgjedhje të jep arsye për gëzim por edhe përgjegjësi për procesin reformues dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Kosovën si një kusht të nevojshëm për anëtarësim në BE”, tha Gabriel, duke uruar Vucicin për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit presidenciale serbe, raporton gazetametro.net

Ministri gjerman tha se ai nuk është i sigurtë se kur anëtarësimi i Serbisë mund të ndodhë, sepse kjo varet nga raporti me Kosovën.

Vucici tha se dialogu nuk është një temë e lehtë, duke shtuar se lëvizjet e palës serbe kërkonin kurajë. Ai poashtu përmendi faktin se dialogu Kosovë-Serbi është i ndërprerë tani, por jo për shkak të Serbisë, duke thënë se ata ishin gjithmonë të gatshëm për bisedime.

Kurse, duke pas për bazë protestat që po zhvillohen në Serbi kundër Vucicit, ministri gjerman tha se ato janë pjesë e demokracisë dhe janë jetike për të dëshmuar se Serbia është një shtet i qëndrueshëm.

Ndërsa, duke ju përgjigjur pyetjes lidhur me ndikimin rus në Ballan, Vucic tha se “synim strategjik i BE’së është mirëmbajtja e lidhjeve të mira me Rusinë dhe Kinën”, raportojnë mediat serbe, informon gazetametro.net

Ministri i jashtëm gjerman dhe homologu i tij serb Ivica Dacic gjatë ditës së sotme deklaruan se marrëdhëniet në mes të dy shteteve respektive janë shumë të mira, gjë e cila ndihmon dialogun dhe bashkëpunimin e suksesshëm në të gjitha fushat.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close