Mediat serbe: Amerikanët refuzuan kërkesën e Daçiç
Rajoni - 06/03/2013 8:08

Refuzimi që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i bëri kërkesës së homologut të tij, Ivica Daçiç të hënën në Bruksel, për krijimin e bashkësisë së nëntë komunave serbe në Kosovë, me kompetenca ekzekutive, ka dëshpëruar politikanët serbë në Beograd e në veri. Ata tashmë shprehen të bindur se Hashim Thaçi  ka mbështetjen e plotë të amerikanëve për të mos lejuar një gjë të tillë.

Gazeta serbe, “Blic”, duke cituar burime nga diplomacia amerikane shkruan se vetëm Shtetet e Bashkuara janë kundër këtij asociacioni, ndërsa shtetet e Quintit janë pro. “Shtetet e Quintit si Gjermania, Franca, Anglia e Italia konsiderojnë se krijimi i bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, është i arsyeshëm, por me këtë nuk pajtohen Shtetet e Bashkuara. Ndonëse bisedimet zhvillohen në Bruksel dhe udhëhiqen nga Brukseli, në fund vendimet i marrin amerikanët”, shkruan “Blic”.

Më tej në raport thuhet se “Hashim Thaçi nuk ka pranuar kërkesën e Daçiçit, sepse kështu i kanë thënë amerikanët. E këta të fundit e kanë bërë për shkak se ata e dinë që Serbia nuk do t’i ndërpres bisedimet, sepse ajo është e varur nga ato, nëse do të marrë statusin e kandidatit për BE”.

Vetë kryeministri serb ka thënë para disa ditësh se bisedimet me Prishtinën janë në një fazë shumë të vështirë, pasi sipas tij, zyrtarët e Kosovës nuk duan të pranojnë asgjë që iu ofrohet dhe për këtë ata nuk kanë asnjë presion. Kryeministri serb, gjithashtu ka thënë pas takimit në Bruksel, se kanë biseduar për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, por se nuk ka rezultuar me marrëveshje mes palëve.

Si rezultat i kësaj është shtuar frika e politikanëve serbë, atyre që akoma mendojnë se Kosova është Serbi, se po shkojnë drejt humbjes së Kosovës. Liderët ilegalë të veriut, kanë kërkuar edhe largimin e presidentit serb, Tomislav Nikoliç dhe të përfaqësuesit për Kosovë, Aleksandër Vuçiç.

Marko Jakshiç, politikan serb në veri, ka thënë se presidenti Nikoliç ka pranuar se po e shkel kushtetutën e Serbisë pasi po përpiqet që serbët në Kosovë të bëhen me polici e gjyqësor në kuadër të institucioneve të Kosovës.

”Çdo takim në Bruksel shkakton dridhje dhe frikë të serbëve në Kosovë pasi është gjithnjë e më e qartë se Kosova po shkon drejt pavarësisë”, ka thënë Jakshiç.

Nga ana tjetër, politikani serb në veri, Oliver Ivanoviç  mendon se është herët që të shkohet në konkluzione të tilla dhe se, sipas tij, duhet akoma kohë që të arrihet deri te një marrëveshje mes palëve. Ai gjithashtu beson se kërkesa e Daçiçit, për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, nëse jo sot, një ditë jo shumë larg do të pranohet.

“Kjo do të ndodh, sepse është kërkesë e arsyeshme, duke pasur parasysh se ata nuk u besojnë institucioneve të Prishtinës. Siç nuk ju besojnë serbët e veriut, njësoj nuk iu besojnë as ata të jugut, vetëm se pozita gjeografike e serbëve të jugut i ka vendosur ata në një situatë më të vështirë, meqë janë të rrethuar me shqiptarë prandaj edhe nuk bëjnë zë, ndërkohë që serbët e veriut janë në një pozitë më të volitshme prandaj edhe rezistojnë”, tha Ivanoviç.

Me shume nga Rajoni

Parada e Homoseksualëve në Beograd, nga 19 deri më 31 maj

Parada e Homoseksualëve do të mbahet këtë vit në Beograd nga data 19 maj deri më 31 të po atij muaji, ka njoftuar Goran Milletiq, nga Këshilli Organizativ i Paradës. Sipas tij, ditën e fundit është planifikuar shetitje protestuese nga …

LSDM nxjerr zbuluar Gruevskin, 4 regjistrime audio që e implikojnë në korrupsion

LSDM-ja, në mbështetje të pohimeve të saj se kryeministri Nikolla Gruevski ka marrë 1,5 milion euro në dorë, nga shitja e “Makedonska Bankës”, duke iu shmangur edhe tatimit ndaj shtetit, publikoi sot 4 regjistrime audio, me detaje se si janë …

Familja nga maqedonia apel Ramës: Më strehoni, të iki nga dhuna raciste VIDEO

Familja e Faik Zeqirit nga Radishani i Maqedonisë i kërkon ndihmë kryeministrit shqiptar Edi Rama që të shpërngulet nga vendi ku jeton për shkak të dhunës që ushtrohet herë pas here ndaj familjes së tij.   Video e marrë nga …

Kopertina me foton e ushtarit të UÇK-së me lot në sy, shpallet më e mira në Francë

Foto e një ushtari të UÇK me sytë me lot para një flamuri shqiptar, është kthyer në simbol të luftës në Kosovë. Por jo vetëm kaq kjo foto e ish-luftëtarit të UÇK-së, Xhafer Kadiri e fiksuar në vitin 1999 është …

Rama-Thaçi në Kukës, Vulin: Mu kujtua “Shtëpia e verdhë”, e pakëndshme

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Kukës ka marrë vëmendjen edhe të politikës serbe. “Një aktivitet shumë i pakëndshëm, pasi Kukësi është simbol i “Shtëpisë së Verdhë”. Ky ka qënë komenti që ka bërë Aleksandër Vulin “Roli i UÇK-së …

Konstituohet parlamenti i ri i Serbisë, Vuçiç pritet të marrë drejtimin e qeverisë

Deputetët e rinj në Serbi kanë bërë sot betimin pas zgjedhjeve të mbajtura në fillim të muajit mars. Aleksandër Vuçiç i cili deri më tani ka qenë zëvendëskryeministër i parë i Serbisë, pritet që të zgjidhet Kryeministër. Partia e tij …

Maqedoni, Gruevski-Thaçi takohen për zgjedhjet e 27 prillit

Në Shkup sot është zhvilluar takimi midis liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi. Siç mësohet në këtë takim është biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gazeta “Dnevnik” duke cituar burime nga takimi theksoi se në …

Pacolli, Ramës: Hap aeroportin e Kukësit, hiq kufijtë mes nesh VIDEO

Ndryshe nga kryeministri Hashim Thaçi i cili mbajti vetëm një fjalim formal në kujtim të eksodit 1999, zv/kryeministri i Kosovës ishte më i qartë duke iu drejtuar qeverisë Rama me propozime konkrete të cilat…
“Eksodi 1999″ , Ministrja Vlora Çitaku loton teksa shikon dokumentarin VIDEO
Rama: Me Berishën zihemi por mirënjohje për rolin në çështjen e Kosovës VIDEO
Eksodi ’99, Basha: Rama nuk më ftoi njësoj si në rastin e Vlorës

“Eksodi 1999″ , Ministrja Vlora Çitaku loton teksa shikon dokumentarin VIDEO

Ministrja kosovare e Integrimit, Vlora Çitaku preket nga dokumentari kushtuar “Eksodit 1999 “. Dokumentari u prezantua sot në Pallatin e Kulturës së Kukësit ku kabinetet qeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë u mblodhën në konferencën “Nga eksodi tek partneriteti strategjik”. Momentet …

Kosovë, bora e dimrit bie në pranverë

Në Prishtinë dhe zona të tjera të Kosovës po bie në pranverë dëbora e munguar gjatë dimrit të kaluar. Kryeqyteti kosovar kaloi “natë dimri” zbardhur nga dëbora që nisi të bjerë dje pasdite e vazhdoi në mbrëmje. Mëngjesin e sotëm …

Arrestohet një serb për krime kundër shqiptarëve

Policia e EULEX-it arrestoi sot në veri të Mitrovicës një pjesëtar të komunitetit serb nën dyshimet për vrasje dhe tentim vrasjeje në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një …

Pas lobimit “Bechtel” e punësoi, Ambasadorja Jacobson i del në mbrojtje Christofer Dell VIDEO

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka shpjeguar për qytetarët e Kosovës rreth punësimit të ish-ambasadorit Christopher
Dyshimet për ish-ambasadorin e SHBA-së, Loboi për Bechtel tani punësohet nga kompania

Dyshimet për ish-ambasadorin e SHBA-së, Loboi për Bechtel tani punësohet nga kompania

Loboi fort që të ishte kompania “Bechtel” ajo që do të ndërtonte rrugën me vlerë 820 milionë euro në Kosovë, e cila sigurisht që fitoi tenderin për të ndërtuar autostradën Kosovë-Shqipëri dhe në fakt është shpërblyer më së miri nga …

Dialogu Kosovë-Serbi,pas formimit të qeverisë së re në Beograd

Takimi i radhës ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pritet të mbahet pas konstituimit të qeverisë së re në Beograd. Burime të besueshme të gazetës “Tribuna” bëjnë me dije se kryeministri në largim Ivica Dacic i ka deklaruar …

Tribunali, pritet të arrestohen 120 persona për 320 serbë të zhdukur

Prokurori Clint Williamson duket se ka një dosje të trashë në tavolinë, të cilën pritet t’ua dorëzojë gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme (Tribunalit), që do të hetojë pohimet e Senatorit zviceran, Dick Marty. Burime të Gazetës Express thonë se në …

Jacobson: Kosovarët në Siri po radhiten me grupe radikale VIDEO

Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë Tracey Ann Jacobson deklaron se kosovarët po radhiten me grupe radikale në Siri. Në një intervistë për Evropa e lirë Jacobson thotë se kjo është diçja për të cilën duhet të brengosemi të gjithë. “Mendoj …

Maqedoni, PDSH dështon edhe në bastionet e saj, Halimi merr vetëm 39 mijë vota

Edhe pse ishte kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Maqedoni, Iljaz Halimi ka arritur rezultate tejet minimale duke fituar 38.900 vota, një shifër tejet e ulët në krahasim me elektoratin votues të PDSH-së. Kandidati i PDSH-së, …

OSBE e konsideron Mitrovicën si pjesë të Serbisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Alma Lama, ka publikuar një foto të një dokumenti zyrtarë të OSBE-së e cila është lëshuar me 26 mars të këtij viti. Në këtë dokument shihet se si ky mision e …

Merkel së shpejti në Beograd, për hapjen e Kapitullit 35

Mënyra se si Qeveria e re e Serbisë do të vazhdojë bisedimet për Kosovën, kjo do të mësohet pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel, e cila së shpejti pritet të vizitojë Serbinë. Ivica Dacic tha gjatë fundjavës se pas …

HRW:Politikanë kosovarë mes të akuzuarve të Gjykatës Speciale

Politikanë të rëndësishëm kosovarë do të jenë mes të akuzuarve potencial në çështjet që do të gjykojë Gjykata Speciale në Kosovë por që do ta ketë selinë në BE. Kjo paralajmërohet dhe nënvizohet në një raport  të organizatës Human Right …