Mediat serbe: Ushtarë amerikanë do shkojnë në Kosovë
07/03/2013, 8:05
" frameborder="0" allowfullscreen>

Spekulimet serbe rreth ushtarëve amerikanë, që do të vijnë në Kosovë

Në pranverë në Kosovë do të arrijë Brigada 525 e ushtarëve amerikanë, respektivisht njësiti luftarake speciale, të stërvitura për luftime në kushtet më të vështira në Afganistan. Kjo sipas ekspertëve dhe analistëve mund të jetë një sinjal se në veri të Kosovës mund të vijë deri te përshkallëzimi i konfliktit, transmetojnë mediat serbe.

“Që në veri të Kosovës do të ndodhë diçka serioze e dëshmon edhe paralajmërimi nga Fort Braggut se në Kosovë do të arrijnë ushtarët e Brigadës 525, e cila është dashur të shkojë në Afganistan, por plani ka ndryshuar dhe ata do të vijnë në Kosovë dhe do të jenë në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe Lindja të KFOR-it dhe do të zëvendësojnë pjesëtarët e gardës nacionale amerikane dhe rezervistët nga ky shtet”, transmeton Pressonline.

Kjo është hera e parë që në Kosovë vjen një njësitë i vërtetë luftarak. Komandanti i Brigadës 525, koloneli Xavier Brunson, ka thënë se brigada e tij do të qëndrojë në Kosovë nëntë muaj, dhe se ky është një angazhim klasik dhe se nuk pret të ndodhë ndonjë konflikt, kurse ushtarët e tij do të bashkëpunojnë me popullatën dhe pushtetin lokal “.

Mirëpo, serbët në veriun e Kosovës mendojnë se amerikanët po vijnë, që bashkë me ushtarët gjermanë, t’i detyrojnë serbët nga veriu që të integrohen në Kosovën e pavarur.

“Situata e sigurisë është shumë e rëndë dhe shpërthyese, kurse tensionimi është i mundshëm këtë pranverë. Shqiptarët po përpiqen që me marrjen e Kroit të Vitakut, të na vijnë pas shpinës dhe të rrezikojnë qëndrimin e serbëve në Mitrovicë, prandaj shtrohet pyetja se edhe sa kohë do të mund ta tolerojnë tërë këtë serbët ”, ka thënë Radenko Nedelkovic, kryeshef për të ashtuquajturin Rreth i Mitrovicës.

Ai ka porositur kryeministrin serb Ivicа Dаcic që të tregojë se ku është vija e kuqe për serbët.

“Ai duhet ta thotë qartë se nuk do të ketë shpërbërje të institucioneve shtetërore të Serbisë në veri të Kosovës, sepse diçka e tillë do të ishte vdekjeprurëse për popullin serb”, tha Nedelkovic.

Mediat serbe kanë spekuluar se më 28 shkurt në Leposaviç është rrëzuar një avion pa pilot, i cili sipas serbëve ka vëzhguar terrenin kufitar dhe rajonet përreth Jarinës. Sipas spekulimeve serbe avioni ka rënë jo shumë larg nga fshatrat malore të kësaj komune, rrëzë Kopaonikut.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *