Kosovë - “Urdhri i Lirisë”, McCain dekorohet nga Presidenti Thaçi
14/04/2017 - 11:45

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Lirisë” senatorin amerikan John McCain, për kontributin e tij dhënë për çlirimin e Kosovës. Kreu i shtetit vlerësoi lart punën e senatorin amerikan në kohën kur Kosova po përjetonte tmerrin nga genocidi serb.

Thaçi: Në botë ka pak njerëz që mishërojnë vlerat e lirisë. E tërë jeta e juaj është një monument i gjallë i përpjekjeve për liri deri në vetëmohim. Në ditët tona me të vështira si komb ne gjetëm shëmbëlltyrën tek ju. Ju u bëtë zëri ynë kur ne nuk kishim zë. Ju me punën dhe angazhimin tuaj për çlirimin e Kosovës dëshmuat se liria është nuk privilegj e të fortit, por e drejt fondamentale për secilin njeri, për secilin komb.

Ndërsa, McCain, shprehu falënderimin e tij për Kosovën dhe popullin e saj për këtë çmim

McCain: Të gjithë ne e dimë se ka shumë rrugë për t’u bërë dhe progres për t’u arritur por kur shikon progresin që është bërë,  si demokracia funksionale, legjislacioni, zgjedhje të drejta dhe të lira, mendoj se populli i Kosovës duhet të jetë shumë krenar. Kemi kaluar një rrugë të gjatë me sakrificë dhe unë kam për qëllim që të bëjë gjithçka që mundem që të vazhdojë të siguroj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe popujve tjerë por veçanërisht atë të Shteteve të Bashkuara për të siguruar së Kosova vazhdon të jetë e lirë, demokratike dhe e bukur sic është sot.

Seantori amerikan John McCain vizitoi Kosovën në kuadër të një turi ballkanik në të cilin ka shprehur shqetesimin e  influences ruse në vendet e ballkanit perendimor. 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Vajza shkon në shkollë me protezë në këmbë, shokët e presin të lumtur

Close