Lista Serbe: Me Mustafën nuk kemi biseduar për ushtrinë
20/04/2017 - 20:35

Lista Serbe ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, se përfaqësuesit e saj kanë biseduar për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në një deklaratë për televizionin serb B92, Slavko Simiq, ka kërkuar që të përmendet vetëm një emër apo ata që paskan biseduar për ushtrinë e Kosovës. Simiq tha se asnjëherë nuk është biseduar kjo temë. Edhe përfaqësuesi tjetër i Listës Serbe, Slobodan Petroviq, poashtu ka demantuar që ka biseduar me dikë për ushtrinë, raporton Gazeta Express.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ka pasur takime me përfaqësues të serbëve për formimin e ushtrisë, se arsyet për tërheqjen e tyre i ka mësuar në kontakte private, ku ai u njohtua se përfaqësuesit serbë janë të kushtëzuar dhe se ata nuk mund të marrin vendime pa qëndrimin e Beogradit.

Qeveria e Kosovës po përpiqet që të bindë serbët për të mbështetur themelimin e ushtrisë, formimin e së cilës e ka paralajmëruar për fundin e vitit. Qëndrimi i kabinetit të Mustafës është se kjo çështje nuk mund të diskutohet me Beogradin.

Mosmarrëveshjet politike mes anëtarëve të Listës Serbe, sipas Slobodan Petroviqit, po përdoren nga instiucionet në Prishtinë, duke bërë presion për të arritur një qëllim të caktuar.

/GazetaExpress/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close