Sulmi - Ky është shqiptari që kreu “kasaphanën” në stacionin e trenit në Gjermani
14/03/2017 - 17:15

Ky është shqiptari nga Kosova që sulmoi me sëpatë të paktën 9 persona në një stacion treni në Dyseldorf të Gjermanisë.

Fatmir H, 36 vjeç, kreu sulmin mbrëmjen e së enjtes për arsye ende të panjohura, ndërsa më poshtë sëpata me të cilën kreu aktin e rëndë që shkaktoi jehonë në mediat botërore.

Nëntë vetë u plagosën, katër prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore. Dëshmitarë të guximshëm penguan ndoshta më të keqen.

Një shok i agresorit e ka shtyrë atë nga treni dhe më pas drejtuesi i mjetit ka mbyllur dyert, shkruan gazeta e njohur gjermane “Bild”.

Hetuesit zhvilluan edhe një kontroll në banesën e tij në Wuppertal. Ata gjetën një certifikatë ku vërtetonte se shqiptari nga Kosova ishte i prekur nga “skizofrenia paranojake”, për të cilat kishte marrë edhe ilaçe.

Vëllai i tij kishte shprehur shqetësimin natën e ngjarjes kur nuk e kishte gjetur 36 vjeçarin në banesë.

Më shumë: 

Sulm në stacionin e trenit në Gjermani, qëllohen me sëpatë 9 persona

Autori që sulmoi me sëpatë 9 persona në Gjermani, është shqiptar

Fatmir Ha

Sëpata e përdorur

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close