Kukan: PE ndjek zhvillimet në Maqedoni dhe marrëdhëniet me Bullgarinë
16/07/2017 - 16:36

Parlamenti Evropian është duke ndjekur me vëmendje zhvilimet në Maqedoni, por dhe marrëdhëniet me Bullgarinë. Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan në një bisedë me korrespondentin e MIA-s thotë se një interes i veçantë i kushtohet marrëdhënieve me fqinjët.

Kukan: Mendoj se kjo është strategjia e duhur, por nevojitet shumë durim dhe të mos dëmtohen interesat individualë. Unë i përshëndes iniciativat e reja me Bullgarinë, por e di se kjo është  vlerësuar shumë lart. Në atë marrëveshje e cila duhet të nënshkruhet më 2 gusht  ka dy  çështje të ndjeshme, dy çështje shumë të vështira të cilat nuk janë zgjidhur. Çështja e gjuhës maqedonase, ku shumë veta në Bullgari thonë se është dialekt i gjuhës bullgare dhe e dyta  se  duhet që së bashku të festojnë ngjarje historike. Këto sipas meje janë çështje shumë delikate, janë çështje për të cilat nuk duhet të kihet vetëm iniciativë, por duhet që të ndiqen interesat vetjake të Maqedonisë.

Lidhur me Greqinë, sipas eurodeputetit iniciativat nuk duhet të bllokohen

Kukan: Tani ndërmjetësuesi Nimic vjen dhe thotë se nuk sjell asnjë lloj propozimi. Nuk e di se edhe sa kohë ai do të punojë në këtë vend. Por , do të thosha se në Bruksel dhe në Strasburg me simpati ndiqet se Qeveria e re dëshiron që të ndërmarrë iniciativë. Të them edhe një herë që kjo është ajo që duhet. Por çmimi që duhet të paguhet për këto marrëveshje nuk duhet të jetë në dëm të Maqedonisë. Kjo mua më shqetëson.

Lidhur me axhendën evropiane, Eduard Kukan pret bashkëpunim midis qeverisë dhe opozitës. Teksa Lidhur me veprimet e Prokurorisë Speciale Publike, Kukan kërkon të hetohet në mënyrë objektive, të mos ketë hakmarrje politike.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close