Kryeparlamentari i Kosovës dënohet me gjobë
21/04/2017 - 10:47

Pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për Albin Kurtin, për shkak se mungoi në seancës gjyqësore për gazin lotsjellës, janë dënuar me 200 euro gjobë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti, deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj, të cilët ishin në cilësinë e dëshmitarëve, mirëpo as këta nuk u paraqitën në këtë seancë.

Në seancë kanë qenë deputetët Flora Brovina, Blerta Deliu Kodra dhe Nuredin Ibishi. Në seancë ka munguar edhe prokurorja Fikrije Krasniqi.

Pas seancës deputetët e akuzuar Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë thënë se kjo është bërë sepse ka zëra që Demarkacioni do të kthehet në Kuvend.

Deputetët akuzohen për përdorim të armës dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës pikërisht për shkak të kundërshtimit të demarkacionit vitin e kaluar duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvend.

/Koha/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close