Gjermania në Ballkan - Kryediplomati gjerman vizitë në Serbi, Kosovë e Shqipëri
12/04/2017 - 18:58

Shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel pritet që të hënë ta vizitojë Tiranën për tu informuar në lidhje me krizën politike që po kalon vendi.

Sipas Deutch Welle në kuadër të turit të tij në Ballkan, aktualisht është në Serbi për një takim me kryeministrin aktual dhe presidentin e ardhshëm aleksander Aleksandër Vuçiç i cili po përballet me një valë protestash pas shpalljes si fitues në zgjedhjet presidenciale.

Ministri gjerman Gabriel do të vizitojë më pas edhe Kosovën për tu informuar mbi gjendjen e dy vendeve por edhe për situatat e ndryshme konfliktuale mes Serbisë e Kosovës, ku pavarësisht se Kosova prej 9-vitesh ka shpallur pavarësinë, Serbia e konsideron atë ende si pjesë të sajën.

“Ne duam që të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor, në rrugën e tyre drejt funksionimit të shtetit juridik, stabilitetit dhe mirëqenies”, theksoi Gabriel për të dhënë në fund edhe mesazhin e qartë si gjithmonë: “Bashkëbiseduesit e mi do t’i sigurojë se rruga e anëtarësimit në BE mbetet e hapur, nëse bëjnë përparime dhe vazhdojnë të realizojnë reformat, në vend të tendosjeve dhe përçarjeve.”

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close