Zgjedhjet në Kosovë - Rezultatet preliminare, koalicioni i Haradinaj fiton zgjedhjet, VV e dyta
12/06/2017 - 7:00 Nga: Xhoi Malësia

Kur kanë mbetur vetëm 9% e votave pa u numëruar, koalicioni parazgjedhor i formuar mes PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, po kryeson zgjedhjet e parakohshme parlamentare, teksa ka bërë për vete 34.66% të elektoratit.

I ashtëquajturi koalicioni PAN ndiqet nga Lëvizja Vetvetndosje. Kjo forcë politike ka arritur të grumbullojë 26.75% të votave, duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme në krahasim me zgjedhjet e fundit të vitit 2014.

Ndërkohë, një rezultat zhgënjyes ka arritur koalicioni mes LDK-së, AKR-së dhe i disa partive të tjera.

Ky grupim parazgjedhor ka mundur të bëjë për vete 25.81% të votuesve. Rezultatet kanë krijuar pikëpyetje të mëdha mbi ardhmërinë politike të Kosovës, pasi asnjë forcë nuk ka arritur të fitojë mbi gjysmën e votave. 

Tashmë mbetet të shihet nëse palët do të mund të arrijnë marrëveshje pas zgjedhore.

Ky skenar mbetet disi i komplikuar në një kohë kur skena politike kosovare ka qënë mjaft e trazuar.

Duke parë shifrat paraprake, ekspontentë nga PDK, AAK dhe NISMA kanë ftuar Lëvizjen Vetvendosje për një koalicion qeverisës.

Nga ana tjetër, thuajse i pamundur duket një koalicion mes PAN dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sa i përket votimit në tërësi, KQZ bëri të ditur se pjesmarrja e qytetarëve ka qenë në masën 41.45%, shifër kjo edhe më e ulët në krahasim me zgjedhjet paraardhëse. 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close