Kosovë - KQZ çertifikon rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit
08/07/2017 - 13:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, sipas të cilave koalicioni PAN ka fituar 33.74 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosja është e dyta me 27.49 për qind dhe koalicioni LAA është i treti me 25.53 për qind.

Rezultatet i ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media.

Ajo kërkoi mirëkuptim për vonesën për përmbylljen e këtij procesi, por tha se procedurat janë çështje ligjore, shkruan Zeri.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Xhaçka pret homologun kosovar: Mbështetje për integrimin në NATO

Close